Skip to main content

Ferizaj Press: “Ganimete Musliu s’ka koment për dorëheqjen e Adem Grabovcit” plus 9 more

Ferizaj Press: “Ganimete Musliu s’ka koment për dorëheqjen e Adem Grabovcit” plus 9 more


Ganimete Musliu s’ka koment për dorëheqjen e Adem Grabovcit

Posted: 16 Aug 2016 10:10 AM PDT

Ganimete Musliu

Musliu në një prononcim për Telegrafin ka thënë se pasi që nuk është pjesë e asnjë prej pozitave në parti nuk dëshiron të prononcohet.

"Nuk jam as zëdhënëse e partisë, as nënkryetare, as nuk jam anëtare e kryesisë së partisë dhe nuk kisha dashur të prononcohem për këtë çështje", ka thënë Musliu.

Ndryshe Grabovci sot përmes një letre dërguar medieve ka njoftuar për dorëheqjen e tij e cila ka ardhur pas publikimit të përgjimeve në të cilat ka qenë i përfshirë vetë ai.

The post Ganimete Musliu s'ka koment për dorëheqjen e Adem Grabovcit appeared first on FerizajPress.

Biseda kryesore Biden-Vuçiq ishte Kosova, ja çka biseduan

Posted: 16 Aug 2016 10:10 AM PDT

Biden-Vuçiq

Biden i ka falënderuar serbët për mikpritje, duke thënë se me këtë e ka bërë mbesën e tij të mendojë se ai është shumë i rëndësishëm.

"Zotëri kryeministër, keni kaluar një rrugë të gjatë për ta bërë shtetin tuaj që të jetë fitimtar në shumë fusha. Ju falënderoj për pritjen në aeroport. Mbesën time e keni bërë të mendojnë se jam person i shumë i rëndësishëm. Vizita ime është e shkurt, por mendoj se kemi arritur shumë. Njihemi gjatë, Obama dhe unë e respektojmë lidershipin tuaj në situata të rëndësishme, e veçanërisht në raporte me Kroacinë", ka thënë Biden në konferencë për mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Numri dy i SHBA-së ka thënë se ndër temat kryesore gjatë bisedës më Vuçiqin ka qenë dilogu mes Kosovës dhe Serbisë duke vlerësuar se "nevojitet ende punë për t'u larguar nga historia".

Biden e Vuçiq kanë folur edhe për raportet e fundit Serbi-Kroaci dhe për deklaratat që kanë acaruar situatën, kryesisht me rastin e festës kombëtare të këtyre të fundit.

 

The post Biseda kryesore Biden-Vuçiq ishte Kosova, ja çka biseduan appeared first on FerizajPress.

Kush ishte vajza që u pa me Joe Biden në Beograd?

Posted: 16 Aug 2016 10:10 AM PDT

Ajo ishte, Natali Biden njëra nga dy vajzat, e djalit të madh të zëvendëspresidenti amerikan Biden, Beau Biden (46- vjeçar), i cili vdiq nga kanceri në vitin 2015, transmeton lajmi.net.

Siç njoftuan më parë, Biden dhe gruaja e tij Jill se do të vizitojë qytetin në afërsi të bazës "Bondsteel", ku do të marrin pjesë në ceremoninë e dedikuar për emërimin e një rrugë në nder të djalit të tyre.

Ajo nuk është konfirmuar zyrtarisht, por pasi është parë edhe Natalia me ta mund të jetë edhe arsyeja e ardhjes së saj.

Babai i saj, Beau, vdiq vitin e kaluar, ku për këtë arsye edhe ishte anuluar takimi i Joe Biden dhe kryeministri serb Aleksander Vuçiq.

Beau Biden ka shërbyer në Irak si avokat i Gardës Kombëtare, dhe trajtim mjekësor ishte bërë në Walter Reed Medical Center në Uashington e cila ishte lagje e varfër.

Ai la pas gruan dhe dy fëmijë Hale dhe Natalia Hunter.

Beau, Gardës kombëtare iu bashkua në vitin 2003 si avokat ushtarak dhe u vendos në Irak në vitin 2008, ndërsa babai i tij po bënte fushatë për t'u bërë nënpresident në administratën e Barack Obamas. /Lajmi.net/

The post Kush ishte vajza që u pa me Joe Biden në Beograd? appeared first on FerizajPress.

Vuçiq jep një lajm të madh, Rama së shpejti në Beograd me politikanë nga Kosova

Posted: 16 Aug 2016 10:10 AM PDT

Biden-Vuçiq

Ai këto deklarata i ka bërë gjatë konferencës së përbashkët me zëvendëspresidentit e ShBA-së, Joseph Biden, i cili po qëndron për vizitë të shkurtër në Beograd.

Kryeministri serb ka deklaruar se gjatë bisedës më zëvendëspresidenti Biden, kanë folur edhe për raportet mes serbëve dhe shqiptarëve.

"Duam që shtetin tonë ta zhvillojmë, por normalisht edhe t'i ruajmë interesat tona nacionale", ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu ka pohuar se në takim me Biden ka biseduar edhe për të gjetur mënyrën që t'i përmirësojnë raportet, të dëmtuara nga shumë gabime.

"Për ne si Qeveri por edhe për mua personalish nuk ka qenë problem që të marrim përgjegjësinë për gabimet e bashkëkombasëve. Këtë duhet ta bëjnë edhe të tjerët, janë vrarë shumë serbë e shqiptarë. Duhet të merremi vesh e jo të shikohemi përmes nishaneve", ka thënë Vuçiq./lajmi.net

The post Vuçiq jep një lajm të madh, Rama së shpejti në Beograd me politikanë nga Kosova appeared first on FerizajPress.

Mot i jashtëzakonshëm, panik te pushuesit në Lezhë (Foto/Video)

Posted: 16 Aug 2016 09:10 AM PDT

Plazhi i Durësit, Arkiv

Ata nuk mund të shikojnë në distanca të mëdha, dhe siç duket, mjegulla po shtyhet për në brendësi të qytetit. Fotot e videot janë bërë nga zona e Tales dhe e Shëngjinit.

1-214

//

The post Mot i jashtëzakonshëm, panik te pushuesit në Lezhë (Foto/Video) appeared first on FerizajPress.

Nesër mbyllet për qarkullim aksi rrugor Sojevë-Dardani

Posted: 16 Aug 2016 06:34 AM PDT

Të mërkurën, me 17.08.2016  ,me rastin e vizitës së Zv.Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden,do të ndalohet qarkullimi për të gjitha automjetet në aksin rrugor prej fshatit Sojevë deri në fshatin Dardani prej orës 11:00 deri në ora 16:00.                            

Lidhur me këtë, Drejtoria e Policisë Rajonale në Ferizaj, kërkon mirëkuptim dhe kujdes të shtuar  nga qytetarët dhe ngasësit të cilët udhëtojnë në drejtim të Gjilanit,  mund të shfrytëzojnë rrugën Ferizaj-Gërlicë-Viti-Kllokot-Gjilan dhe anasjelltas.    

 

The post Nesër mbyllet për qarkullim aksi rrugor Sojevë-Dardani appeared first on FerizajPress.

Sfarqa: Ferizaj nesër do të jetë qendra e vëmendjes botërore

Posted: 16 Aug 2016 06:29 AM PDT

Biden në vitin 2001, si jurist me përvojë të begatshme dhe i përgatitur gjithanshëm, kishte shprehur vullnetin e tij për të shërbyer në Kosovë. Ai shërbeu si këshilltar i lartë në OSBE, konkretisht u mor me ndërtimin dhe menaxhimin e institucioneve juridike të Kosovës, me ç'rast ka trajnuar shumë gjyqtarë dhe prokurorë të rinj dhe me punën e tij ka ndihmuar dhe mundësuar themelimin e sistemit të ri penal juridik në Kosovë.

qwif-Large-690x380-650x358

Zëvendëspresident Biden në Prishtinë do të qëndrojë me gruan e tij, akademiken Jill Bide.

Mikun e madh të Kosovës, Joe Biden dhe familjen e tij tash e tutje e lidhë edhe një kujtim i bukur me Kosovën ku rruga nacionale që lidh Gjilanin dhe Ferizajn do tw mbajë emrin e djalit të tij, Beau Biden.

Qeveria e Kosovës në muajin qershor ka marrë vendim që rruga nacionale Gjilan-Ferizaj të mbajë emrin "Beau Biden".

Emri i Joseph Robinette "Beau" Biden III, jurist dhe politikan i njohur amerikan i cili për shkak të një sëmundje të rëndë ndërroi jetë në kulm të karrierës, është i lidhur me Kosovën, me shtetëndërtimin dhe demokratizimin e institucioneve dhe me ndihmën e vazhdueshme që është dhënë nga SHBA-të për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, transmeton lajmi.net.

Biden në vitin 2001, si jurist me përvojë të begatshme dhe i përgatitur gjithanshëm, kishte shprehur vullnetin e tij për të shërbyer në Kosovë. Ai shërbeu si këshilltar i lartë në OSBE, konkretisht u mor me ndërtimin dhe menaxhimin e institucioneve juridike të Kosovës, me ç'rast ka trajnuar shumë gjyqtarë dhe prokurorë të rinj dhe me punën e tij ka ndihmuar dhe mundësuar themelimin e sistemit të ri penal juridik në Kosovë.

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa për lajmi.net tha se të gjitha përgatitjet për vizitën e zëvendëspresidentit Joe Biden kanë përfunduar. Ai bëri të ditur se do të vendoset një pllakë apo guri si simbol përkujtimor me emrin e Joseph Robinette "Beau Biden", si dhe do të inaugurohen edhe një hapësirë  e gjelbëruar përreth këtij monumenti.

"Ferizaj është i nderuar nga vizita e Zëvendëspresident Joe Biden. Ferizaj edhe nesër do të jetë qendra e vëmendjes. Ne këtë vizitë e konsiderojmë si një dëshmi të zhvillimit të partneritetit të thellë  dhe të përhershëm me SHBA-në. Ne jemi të nderuar që kemi qenë bashkë propozues të emërimit të rrugës me emrin e djalit të tij", tha për lajmi.net kryetari Muharrem Sfarqa.

Zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,Joe Biden është  një mik i madh i Kosovës, i cili me punën e tij, bashkë me Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, në mënyrë të vazhdueshme ka kontribuuar në shtet ndërtimin e Kosovës, në zhvillimin e përgjithshëm, në forcimin dhe sigurinë e paqes në rajon. Kjo e bën Familjen Biden mike të vërtetë dhe të përhershme të Kosovës. /Lajmi.net/

The post Sfarqa: Ferizaj nesër do të jetë qendra e vëmendjes botërore appeared first on FerizajPress.

Ferizaj ndihet mirë që nderon Bidenin

Posted: 16 Aug 2016 06:23 AM PDT

Ferizaj ndihet mirë që ka rastin ta ketë në mesin e vet nënpresidentin e shtetit më të fuqishëm të botës dhe ta nderojë atë me një gjest simbolik, me një pllakë kushtuar të birit të tij Beau Biden dhe të shpreh mirënjohjeje e falënderim për SHBA-të për atë që kanë bërë dhe po bëjnë për Kosovën.

Rrethina e Ferizajt do të jetë nesër në qendër të vëmendjes së publikut, sepse këtu do të qëndrojë nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden. Por, me këtë rast, Ferizaj ndihet mirë edhe si propozues (së bashku me Gjilanin) që rruga Ferizaj – Gjilan, të marrë emrin e të birit të nënpresidentit amerikan, Beau Biden, në shenjë nderimi për ndihmën e tij dhënë prokurorëve dhe gjykatësve lokalë pas luftës në Kosovë, në vënien e themeleve të sistemit juridik në Kosovë.
Megjithatë, nderimi i Ferizajt dhe i Kosovës për të dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka rrënjët shumë më të thella: tek roli prijës i SHBA-ve për ta shpëtuar popullin e Kosovës nga zhbërja më 1999, tek roli prijës i SHBA-ve për mbështetjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008 dhe për rolin e jashtëzakonshëm të SHBA-ve për ruajtjen e paqes dhe ndërtimin e Kosovës së re.
Për këto arsye, Ferizaj ndihet mirë që ka rastin të ketë në mesin e vet nënpresidentin e shtetit më të fuqishëm të botës dhe ta nderojë atë me një gjest simbolik, me një pllakë kushtuar të birit të tij Beau Biden dhe në shenjë mirënjohjeje e falënderimi për SHBA-të për atë që kanë bërë dhe po bëjnë për Kosovën.

13975479_1236035476431273_7447811384091169963_o 13920368_1236035536431267_6859276507139066686_o 14047360_1236035829764571_8820404224337317271_o

The post Ferizaj ndihet mirë që nderon Bidenin appeared first on FerizajPress.

Interesim i madh për Planin Zhvillimorë të Komunës së Ferizajt

Posted: 16 Aug 2016 06:19 AM PDT

Interesimet e pjesëmarrësve të tubimit ishin lidhur me hapjen e rrugëve për tokat bujqësore, ruajtjen e trashëgimisë, angazhimin e ekspertëve ferizajas në këtë projekt, higjienën publike, deponitë e mbeturinave, legalizimin e objekteve të banimit, mirëmbajtjen dhe sigurinë e banesave etj.

Drejtoria komunale e urbanizmit në Ferizaj së bashku me INSI, paraqitën sot para qytetarëve dhe bashkatdhetarëve ferizajas procesin e hartimit të Planit zhvillimor komunal për komunën e Ferizajt. Drejtori i urbanizmit Faik Grainca, i njoftoi pjesëmarrësit e takimit se hartimi i planit është në fazën e mbledhjes së informacioneve, ndërsa do të ketë takime të ngjashme edhe nëpër fshatra, për t'i njoftuar banorët me zonat bujqësore dhe zonat ndërtimore, si dhe për të marrë propozimet e tyre.

13680005_1236058349762319_9214745641531158557_o
Pjesëmarrës dhe bashkërendues të aktiviteteve për hartimin e Planit zhvillimor komunal, thanë se bëhet fjalë për hartimin e një plani gjithëpërfshirës, në të cilin do të marrin pjesë individët, grupet e interesit dhe të gjithë ata që preken nga ky projekt. Ata shpjeguan se plani përfshin profilin e komunës, infrastrukturën rrugore, bonitetin e tokave, trashëgiminë kulturore, trashëgiminë natyrore, hidrologjinë, furnizimin me ujë të pijes, trajtimin e ujërave të zeza etj.
Interesimet e pjesëmarrësve të tubimit ishin lidhur me hapjen e rrugëve për tokat bujqësore, ruajtjen e trashëgimisë, angazhimin e ekspertëve ferizajas në këtë projekt, higjienën publike, deponitë e mbeturinave, legalizimin e objekteve të banimit, mirëmbajtjen dhe sigurinë e banesave etj.
Drejtori Grainca u dha shpjegime të gjitha çështjeve të ngritura. Lidhur me angazhimin e ekspertëve ferizajas për hartimin e Planit Zhvillimor komunal ai tha se konkursi ka qenë i hapur për të gjithë, por nuk ka konkurruar asnjë kompani ferizajase. Lidhur me mbeturinat dhe higjienën e objekteve të banimit, Grainca tha se ka nevojë për një vetëdije më të lartë të qytetarëve, sepse nuk mund të mbahet niveli i mirë i pastërtisë vetëm nga kompania përgjegjëse. Sa i takon legalizimit të banesave, drejtori i urbanizmit shpjegoi kërkesat që i janë bërë Ministrisë së Mjedisit që procedurat e legalizimit të jenë më të thjeshta dhe kostoja më e ulët etj.

The post Interesim i madh për Planin Zhvillimorë të Komunës së Ferizajt appeared first on FerizajPress.

Biden ka arritur në Beograd

Posted: 16 Aug 2016 06:09 AM PDT

Joe Biden arrin në Beograd

Numri dy i SHBA-së, ka arritur me disa orë vonesë në kryeqytetin serb, si pasojë e motit të keq, transmeton lajmi.net.

Mediat serbe raportojnë se Biden është pritur nga kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori amerikan në këtë vend.

Pas vizitës në Beograd, Biden do të nisët për në Prishtinë, ku pritet t'i takojë krerët e shtetit./lajmi.net

The post Biden ka arritur në Beograd appeared first on FerizajPress.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more