Skip to main content

“Çfarë urrejnë femrat më shumë se seksin, i cili zgjat pak” plus 2 more Shëndetësia

“Çfarë urrejnë femrat më shumë se seksin, i cili zgjat pak” plus 2 more Shëndetësia


Çfarë urrejnë femrat më shumë se seksin, i cili zgjat pak

Posted: 13 Aug 2016 05:06 AM PDT

Për femrat nuk ka edhe aq rëndësi se sa zgjat seksi, mirëpo i frustron fakti që meshkujt aq shumë janë të përqendruar në zgjatjen e ejakulimit saqë i harrojnë nevojat e tyre.

Sipas hulumtimeve të cilat i ka bërë psikologu i klinikës së Universitetit të Cyrihut, për femrat nuk paraqet problem seksi që zgjat pak. Mirëpo, ajo që vërtet i pengon ato do të mund t'i befasojë shumicën e meshkujve të cilët përpiqen me vetëmohim që të jenë sa më shumë të "qëndrueshëm" në seks.

Hulumtimi është bërë nëpërmjet anketës të cilën e kanë plotësuar 1.500 femra nga Meksika, Italia dhe Koreja Jugore, transmeton Telegrafi.

a9db6862ae8fc3a9_shutterstock_302476307

Rezultatet kanë treguar që për femrat nuk ka edhe aq rëndësi se sa zgjat seksi, mirëpo i frustron fakti që meshkujt aq shumë janë të përqendruar në zgjatjen e ejakulimit saqë i harrojnë nevojat e tyre.

Si rezultat i kësaj, mashkulli injoron nevojat seksuale të femrës dhe nuk arrin t'i plotësojë dëshirat e saj, theksohet në studim.

Po qe se mendohet së tepërmi për përfundimin e marrëdhënies seksuale, meshkujt harrojnë veprimet stimuluese, siç janë p.sh. puthja dhe prekja, të cilat femrat e anketuara i kanë theksuar si faktor të rëndësishëm të kënaqësisë në marrëdhëniet seksuale. /Telegrafi/

The post Çfarë urrejnë femrat më shumë se seksin, i cili zgjat pak appeared first on Telegrafi.

Me këto qeska femrat “freskojnë” vagjinën

Posted: 13 Aug 2016 02:24 AM PDT

Para pak kohësh është folur për të ashtuquajturën vagjinë e spërkatur, ndërsa tani janë bërë hit qeskat bimore të cilat gjoja i janë dedikuar detoksifikimit të vagjinës. Ja përse assesi NUK ËSHTË ide e mirë!

Gjithnjë e më shumë blogere i rekomandojnë këto qeska të mbushura me përzierje të caktuar të bimëve, duke theksuar që në këtë mënyrë pengohen infektimet vagjinale, "tendos" vagjinën, zbut simptomat e vagjinozës bakteriale, endometriozës…

E gjithë kjo, nëse këto qeska i mbani TRI DITË në vagjinë! – transmeton Telegrafi.

Për rritjen e popullaritetit të këtyre qeskave flet edhe kjo gjë që mund të porositen online. Mirëpo, gjinekologët tërheqin vërejtjen që freskimi "i pjesës së brendshme" në këtë mënyrë nuk është punë e mençur!

"Vagjina juaj nuk është e lodhur, depresive as e ndotur, dhe nuk i ka humbur "betejat!", thotë gjinekologu Jean Ganter.

HTB1js

"Asnjë organ yni nuk dëshiron ndihmë nga 'prodhuesit për detoksifikim", sepse trupi është i zhvilluar në atë mënyrë që organet të 'kujdesen' për veten".

Shumica e prodhimeve bimore edhe ekstraktet e tyre mund të shkaktojnë reaksione, por krejtësisht e sigurt është që asnjë prej tyre nuk është testuar për përdorim vagjinal.

Kush e di se çfarë gjendet në perlat për 'tendosjen e vagjinës, mirëpo po ju paraqesim diçka që e bën të thatë, gjë që nuk është assesi mirë.

Jean Ganter tërheq vërejtjen që prodhimet e këtilla dhe të ngjashme mund të çrregullojnë sasinë e baktereve të mira, ndërkaq shtojnë numrin e atyre të këqija dhe kështu çojnë në infeksione.

Përdorimi i këtyre qeskave bimore mund të shtojnë rrezikun nga sindroma e shokut toksik, duke pasur parasysh atë që qeskat duhet vënë në vagjinë 72 orë – shumë më gjatë nga koha se sa i përdorim tamponët dhe prodhimet e ngjashme. /Telegrafi/

The post Me këto qeska femrat "freskojnë" vagjinën appeared first on Telegrafi.

Grupi i gjakut AB lidhet me humbjen e të mbajturit në mend

Posted: 13 Aug 2016 12:07 AM PDT

Pos që bart rrezik më të lart nga pika në tru, grupi i rrallë i gjakut AB bart rrezik më të madh të zhvillimit të demencias në moshën e shtyrë të jetës, theksojnë shkencëtarët e Fakultetit të Mjekësisë në Vermont.

Se sa të freskët e keni mendjen në moshën 65 vjeçare mund të jetë totalisht jashtë kontrollit tuaj, por të varet nga grupi i gjakut. Njerëzit me tip gjaku AB, tipit më të rrallë, mund të përballen me një rrezik të lartë të humbjes së kujtesës gjatë jetës, thotë studimi i ri.

Studiuesit i kërkuan më tepër se 1000 njerëzve mbi 45 vjeç të bënin teste konjitive dhe kujtese, p.sh. të mësonin dhe më pas të rikujtonin një listë me 10 fjalë, më pas i morën secilit nga një mostër gjaku.

Pasi i ndoqën pjesëmarrësit për 3.4 vjet, shkencëtarët zbuluan se ata me tip gjaku AB kishin 82% më tepër mundësi për një përkeqësim të kujtesës.

Kjo nuk është hera e parë që grupi i gjakut influencon probleme shëndetësore. Në një studim të 2014-ës, bërë në Pakistan, u arrit në përfundimin se njerëzit me grup gjaku A kanë risk më të lartë për të vuajtur nga sëmundjet e zemrës.

Një tjetër studim tregon se njerëzit me grup A gjaku janë të predispozuar të vuajnë nga kanceri oral, ezofageal dhe i gjëndrave të pështymës, ndërsa ata me grup gjaku B kanë risk më të lartë për kancer në laring.

Por, a duhet të bien pre e panikut individët me tip gjaku AB?
Ende jo. Lidhja e gjetur është shumë e vogël dhe zbulimet duhet të konfirmohen edhe nga studime të tjera.

Gjithsesi duhet të bëni kujdes me stilin e jetesës. Mbani dietë të shëndetshme ushqimore, bëni shtrime fizike, mos pini duhan. /Telegrafi/

The post Grupi i gjakut AB lidhet me humbjen e të mbajturit në mend appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more