Skip to main content

Vetbesimi, motivimi që kemi nevojë përditë

Vetëbesimi, një fryt i diturisë dhe qëndrimit. Vetbesimi është i lindur, por ai mund edhe të fitohet. Keni për të bërë një prezantim? Apo keni një takim që e keni pritur prej javësh me një djalë? Informacioni i mëposhtëm mund t’ju duket interesant.


1- Relaksoni fytyrën

Kur dikush vjen me shumë nerva, Reiman thotë se është i tensionuar në fytyrë. “ Vetullat e rrudhura, dhëmbët e shtrënguar dhe koka e ulur mund të jenë shenja që mungon vetëbesimi”. Herën tjetër që do të jeni ankthioz, por nuk doni ta shfaqni atë, kushtojini vëmendje fytyrës tuaj: merrni frymë thellë dhe përpiquni të relaksoni shprehjen e fytyrës. Reiman thotë se një frymëmarrje e lehtë është një sinjal që personi ka nevojë të qetësojë nervat dhe gjithashtu një transmetim i ankthit.

2- Qëndroni drejt

Kjo është e dukshme. “Tipikisht, individët që kanë mungesë vetëbesimi do të rrinë shtrembër, me supet të përkulur përpara. Në mënyrë të pavetëdijshme ne rrimë shtrembër që të dukemi më të vegjël dhe të padukshëm”. Për t’i bindur të tjerët që jeni rehat me veten, qëndroni drejt dhe sigurohuni që duart tuaja të jenë poshtë. Arsyeja se pse duart duhet të jenë poshtë është për të dhënë një shenjë bindjeje sipas Reiman. “Është një e dhënë se qëndrimi i mirë u komunikon të tjerëve vetëbesim dhe është gjëja e parë që tregon për një person, dhe ju e dini që një person i tillë mund t’ju bëjë të ndiheni mirë. Reiman thotë se kur uleni dhe qëndroni drejt, do të kalojë më shumë oksigjen në tru, gjë që do t’ju bëjë të ndiheni të shëndetshëm, energjikë dhe do të shpëtoni nga toksinat”. Kështu që është 2 herë fitore.

3- Buzëqeshni

Kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e buzëqeshjes. Ekspertja thotë se buzëqeshja komunikon vetëbesim dhe ju bën më tërheqës. “Duke parë dikë që buzëqesh shkakton një reaksion kimik që redukton stresin dhe rrit sasinë e transmetuesve “të të ndjerurit mirë” në tru,” shpjegon ajo. “Është ngjitëse dhe të tjerët mund t’ju kthejnë buzëqeshjen, pra ju përfitoni nga disa efekte pozitive”.

4- Anoni kokën

Në një mjedis më intim, si për shembull në një takim ku ju doni të përcillni vetëbesim, por njëkohësisht të jeni dhe tërheqës, Reiman rekomandon të mbani kontaktin me sy, të mbështeteni ndërkohë që jeni duke folur dhe të anoni kokën në krahë të majtë, gjë që të bën më tërheqëse, shkruan Anabel. Duke e rrotulluar kokën në krahë të djathtë ju tregoni vetëbesim. Është diçka që duhet mbajtur mend dhe për intervistëm e rradhës apo jo?

5- Jepni shenja të padukshme

Në fund të ditës, shenjat e padukshme do të jenë po aq të forta sa ato të dukshmet. Reiman thotë se parfumi është një nga faktorët kryesorë të tërheqjes, dhe mund t’ju bëj gjithashtu të ndiheni me më shumë vetëbesim. “Aroma si vanilja, qelibari, sandalwood (një bimë aromatike që kultivohet në Indi) dhe myshku intensifikojnë çdo aromë tjetër që mund të keni”.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more