Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2015

7 fjalë të shqipes nga ilirishtja

Shumica e fjalëve shqipe vijnë nga latinishtja, turqishtja, anglishtja, frangjishtja dhe serbishtja. Një pjesë krejt e vogël fjalësh deri më tani është vërtetuar se mund të kenë ardhur nga ilirishtja. Kjo e fundit (besoj që e dini) nuk është dokumentuar kurrë, pra nuk e dijmë cilat fjalë me të vërtetë janë ilirisht. 1. Thika Në ilirisht do të duhej të ishte "sika". 2. Yll Në ilirisht do të duhej të ishte diçka si "hullis". 3. Dele ose delme Nuk e dijmë saktësisht si ka qenë kjo fjalë në ilirisht, por shkencëtarët janë të pajtimit që kjo fjalë duhet të vijë nga ilirishtja. Emërtimi Dalmatia besohet që lidhet me formën e fjetër të fjalës "dele". 4. Bardh Nuk e dijmë si ka qenë në ilirisht fjala bardh, por emri Bardhylis mund të ketë lidhje. 5. Vend Forma ilire besohet të ketë qenë "vendum". 6. Ujk Forma ilire besohet të ketë qenë "ulk". 7. Dardhë Besohet që vjen nga fjala ilire "darda".

7 mënyra si ta mbani lidhjen në distancë

1. Ta duash me çdo kusht. Nëse keni forcë per  te luftuar  dhe i shtoni disa rregulla te vogla sjelljeje,dashuria juaj do të triumfojë në distancë 2. Telefonata te shpeshta. Të keni një kontakt telefonik në një marrëdhënie në distance është e rëndësishme për të mbajtur të gjalle jetën e përditshme në çift. 3. Të ushqeni anën romantike. Beni gjera të vogla romantike në mënyrë që partneri juaj të ndjehet i dëshiruar, për ti bërë që të ndjenjë prezencën tuaj edhe pse mund të jetë mijëra kilometra larg jush . 4. Të bëni gjëra së bashku. Në ato pak momente afrimi është e rëndësishme të flisni por mbi të gjitha të bëni diçka se bashku. Këto momente vlejnë më shumë se bisedat. 5. Udhëtime të shpeshta. Organizoni udhëtime për ta vizituar, më pak fjalë përpiquni me çdo mundësi të gjeni një zgjidhje për t’u takuar sa më shpesh të jetë e mundur. 6. Të bëni kujdes me xhelozinë. Nëse jeni natyre shume xheloze as nuk duhet ta mendoni të futeni në një lidhje në distance por nëse

7 arsye përse të jesh beqar/esh është më fantastike

1. Ke më pak borxhe Nuk ke nevojë ma me lyp borxh për me dal me të dashurën, e as për me i ble dhurata, shfrytëzoj e knaqu për vete.   2. Kënaqesh me shoqëri Nëse je beqar/esh ke kohë ma shumë për shoqëri për me u knaq me ta.   3. Han më shijshëm Edhe apetitin e ki ma të mirë e ke kohë me u kujdes më shumë për veten.   4. Shkon ku don S'ke nevojë me dhan sqarime se ku po shkon. 5. Rrin pa gajle Nuk e ki gajlen e tij/saj se cka po bon a po të tradhton etj etj.   6. Publikon cfarë dush foto nëpër rrjete sociale S'ke nevojë me fshi foto prej facebook-ut veq pse ai/ajo po të thot,thjesht poston cka ta don zemra.   7. Por kqyr prapë me gjet dikon Sytë mundesh me i kullot t'u kqyrë qika e djem të mirë, a ka ma fantazi.

7 fjalët alternative të shqiptarëve për produkte të përditshme

Nganjëherë na vie më natyrshëm të përdorim një fjalë jo edhe aq adekuate sesa një tjetër, ngase kështu jemi mësuar. Tek e fundit është me rëndësi të kuptohemi mes vete. 7 fjalët në vijim janë tipike fjalë që sa tingëllojnë çuditshëm, aq edhe përdoren në përditshmëri. 1. B içikletë = Vilishpicë Të rrallë janë ata që i thonë "Vilishpic ë"  biçikletës, por ende ka të tillë. 2. Nxem ëse = Grejalicë Grejalicë disi na vjen më natyrshëm. Fjala grealicë vjen nga serbishtja. 3. Rrug ë = Gjade "Mos dil n'gjade se..." 4. Vetur ë  (Automobil) = Dramë "... t ë shkelë drama!". 5. Poq elektrik = Sijalic ë "Shko bleje ni sijalic ë ta ndërrojmë", nuk i thotë kush "poq elektrik" jo! Sijalicë vjen nga serbishtja për ndryshe. 6. Aeroplan = Ballon Aeroplanit kryesisht i thon ë ballon të moshuarit, kjo pasi që fluturon, si aeroplani ashtu edhe balloni. 7. Fotografi = Syret "Mule me dal n ë syret" është shprehja që mund

Analiza - Psikologjia e suksesit - Dale Carnegie

Libri i parë nga ky cikël ka për qëllim t’ju mësojë se si të krijoni raporte të afërta emocionale me njerëz, t’ju zhvillojë dhe t’ju nxisë për përdorimin e aftësive të pashfrytëzuara të shoqërimit. Lidhur me këtë, autori niset nga njohuria se mënyra e komunikimit të njerëzve në çdo shoqëri ndikon në mënyrën e jetesës dhe edukimit. Në punimin e tij, Dale Carnegie ka fuqizuar një numër të madhe rregullash të cilat do të mund të na ndihmonin apo të na shërbenin për të arritur deri te disa mendime të tjera, ide dhe ambicie, që lehtë dhe shpejtë të krijojmë miq dhe përkrahjen e të tjerëve, por edhe t’i shmangemi fjalosjeve, qoftë në sferën publike, ashtu edhe në atë private. Psikologjia e Suksesit është pra një doracak i cili na ofron disa forma interpersonale me ndihmën e të cilave do të mund t’i venim në lëvizje aktivitetet tona dhe të realizonim disa nevoja primare apo edhe më shumë. Me pak fjalë, para nesh gjendet një libër i aksionit.

Ku na shkon shpirti kur ne vdesim

  Dr. Michael Newton është psikolog, i cili ka specializuar hipnoterapinë. Ai shumë shpejt ka zbuluar që mund t’i kthejë njerëzit aq prapa sa që atyre t’u kujtohen gjërat të cilat nuk u kanë ndodhur në këtë jetë, por midis jetës Ai rastet e veta i ka shkruar në librin “Udhëtimi dhe fati i shpirtit”, transmeton Telegrafi. Po ju paraqesim shtatë gjëra të cilat na presin pas vdekjes: Jeta kalon para syve – Është fenomen shumë i shpeshtë te njerëzit të cilët vdesin që të shohin se si e tërë jeta u kalon para syve. Truri shpejt shfleton të gjitha kujtimet para se shpirti të ndahet nga trupi. Mund të shohin trupin tonë – Shumica e njerëzve shohin trupin fizik në momentin kur shpirti ndahet nga fizikja. Drita – Drita shfaqet në largësi dhe ngadalë i tërheq nga vetja si me magnet. Drita me vete gjithmonë bart ndjenjën e dashurisë dhe paqes. Shohim kushërinjtë e vdekur – Sapo të hyjmë në botën spirituale nëpërmjet dritës do të na përshëndesin të dashurit tanë. Kjo nuk është

Si lindi shprehja “lotët e krokodilit ” ?

Prej kohësh njerëzit kishin vënë re se krokodilet,pasi hanin gjahun e kapur në ujin e detit fillonin e lotonin Prandaj dhe lindi shprehja “lotet e krokodilit” që personifikon hipokrizinë e njerezve të ligj. E vërteta është se krokodilit nuk i vjen keq për kafshen e ngrene,por është gjendra e kripës ajo që prodhon lotët. Dhe pikërisht pasi krokodili ka kollofitur kafshën së bashku me ujin e kripur,fillon veprimin e saj gjendra e kripes që ndalon sasinë e tepërt të kripës,e cila del jashtë në formën e pikave të lotëve.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more