Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2015

Kundërthënie të tmerrshme

Shok i dashur, ti mund ta kesh emrin edhe Musa, por nuk mund të më bindësh se nuk je pasues i Faraonit. Edhe ti që flet sikurse unë shqip, mund ta kesh emrin Ibrahim, por assesi të më bindësh se nuk je duke e ndjekur Nemrudin. Po ti i dashur Adem, përse me kaq kryeneçësi mëton të shkosh hapave të Iblisit. Ani sa më neveritë Ejubi, kur dëgjoj se si kukatë si qyqe vetëm se i paskësh rënë gripi. Sa shumë që më vjen keq për Muhamedin, kur shoh seç është duke e pasur Ebu Xhehlin! Me gjasë, prindërit a gjyshërit e tyre i kanë fajet. Kishin menduar se burra do të bëheshin si këta të ndershmit, mirëpo ata lëre se nuk u bën fare burra, por ndoqën edhe hapat e armiqve, të cilët ishin në armiqësi të thellë me këta të Dërguar të Zotit! Burimi: Iljasa Salihu  

Përgjegjësia

Votuesi ka të drejtë dhe duhet të kërkojë përgjegjësi prej të votuarit. Pavarësisht nëse i votuari gjendet në pushtet apo në opozitë. Votëmarrësi mbanë përgjegj ësi ndaj votëdhënësit, edhe pse më së shumti mbanë përgjegjësi ai që gjendet në pushtet, mirëpo assesi nuk është i liruar prej përgjegjësisë ai që është në opozitë. Fatkeqësisht, në trojet shqiptare, shumica e opozitarëve merren me mallkim ndaj atyre që nuk ia dhanë votat dhe fare nuk çajnë kokën për ata që i votuan. Prandaj, në mungesë të një opozite që mbanë përgjegjësi ndaj votuesve dhe punon me mish e me shpirt që të bie pushteti keqbërës, pushtetet mynxyrë po zgjasin me dekada.   Iljasa Salihu

Fabrika për prodhimin e arkivoleve

Në një shtet ku shumëkush për gjithçka përgjohet, atëherë në atë shtet nuk kemi asgjë përpos frikës dhe përpjekjes për nënshtrim. Ky shtet është një fabrikë për prodhimin e arkivoleve, ku një ditë më të mirin do ta rregullojë për vetveten! Iljasa Salihu

Meqë gjykatat janë në shërbim të partisë

Meqë gjykatat janë në shërbim të partisë, atëherë si mendon të kërkosh drejtësi jashtë partisë, edhe pse vetë kërkimi i drejtësisë përmes partisë është një lloj padrejtësie e madhe? Në këtë sistem të mbrapshtë, ku kryetari i shtetit, kryetari i qeverisë, kryetari i gjykatave, drejtori i shërbimeve sekrete dhe kryetari i kuvendit janë në shërbim të njëri-tjetrit dhe jo në shërbim të qytetarëve, atëherë del se më lehtë është të jesh ateist, sesa jopartiak. Për mendimin tim është patriotizëm i pashoq të jetosh në kësi lloj shtetesh, ngaqë nga çasti në çast pritet të të kurthon dikush për ndonjë gjë, që as në ëndërr nuk do ta bëje! Iljasa Salihu

Jemi të kënaqur me...

Nga përmendja e Mëngjesit është: Redijtu bil-lahi rabben ve bil-islami dinen ve bi Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme nebijja. (tre herë) Jemi të kënaqur me Allahun si sundimtar, me Islamin si fê dhe Muhammedin – bekimi dhe mëshira e Allahut qoftë me te – si pejgamber dhe i dërguar! (Thotë i dërguari alejhi selam: kush e thotë këtë tre herë në mëngjes dhe tre herë në mbrëmje, Allahu do ta kënaqë në Ditën e Gjykimit) Burimi: Senad Ramadani  

Është normale që...

#‎ realitet‬ Është normale që anija të lundron mbi ujë, por është fatkeqësi që uji të depërton në të. ***E njëjta është edhe me Dunjan*** Është normale të lundrosh në dunja por është fatkeqësi që dunjaja të depërton në ty. (përkthim) Burimi: Senad Ramadani  

Buzëqumështi dhe buzëduhanxhiu

Gjë e dhimbshme është çasti kur nëna vendosë ta ndajë fëmijën prej gjirit. Buzëqumështi kërkon të thithë qumësht prej gjirit që njëherësh i krijonte ngrohtësi t rupore dhe shpirtërore. Megjithatë, pas 24 muajve duhet ndarë dhe me shumë vështirësi fëmija pajtohet me këtë vendim të paqartë për atë buzëqumësht. Nëse ky fëmijë pajtohet me kalimin e kohës me këtë ndarje të dhimbshme, atëherë si paska mundësi që duhanpirësi të mos ketë mundësi të largohet a ndahet prej pirjes së duhanit? Mundet, jam 100 për qind i sigurt, por mungon vullneti, imani i fortë dhe vetëdija! Burimi: Iljasa Salihu  

Ndarja brenda rrethit

Ndarja brenda rrethit Më ndave prej mitrës, që aq shumë e desha, Sa lehtë, ushqehesha nëpërmjet kërthizës sate, Mirë që këtë kanal ushqyes dikur nuk e kishe zbuluar, Për ta ftohur e për ta bërë të njohur një të panjohur, Ngjashëm si bëjnë disa të reja të sotme, Vajza që nuk e ruajnë grykën ushqyese të fëmijve të tyre të nesërm, Oksigjenin e merrja nëpërmjet damarëve tua, Mirë që këto damar nuk i kishe ndotur me alkool, nikotinë e drogë, Më ndave moj nëna ime e dashur prej kësaj dinastie, Prej kësaj mbretërie që mbreti unë isha, U gëzove, qave gëzueshëm, ndërsa unë me psherëtimë qaja vajtueshëm, Qaja se më prishe një rehati, më hodhe në një zallahi, Të mbushur përplot përgjegjësi, ndaj edhe qava me ngashërim, Pas ca ditësh, disi u përshtata me mjedisin dhe në rrethinën e re, Fillova edhe unë së bashku me ty të qeshi, Kënaqesha teksa thithja qumësht prej gjirit tënd të ngrohtë, Sakaq e sa keq, në vlugun e kësaj kënaqjeje, më mashtrove lehtas, Ndonëse pa dashjen tënde,

Një kanaçe Coca Cola në ditë ju rrezikon zemrën

Vetëm një kanaçe me pije të gazuar në ditë e rrit me mbi 30 përqind rrezikun për t’u prekur nga një sëmundje e zemrës. Kështu thonë ekspertët e shëndetit në Britani. Ata kanë nisur një fushatë për të sfiduar dëmet që shkaktohen nga pije të tilla si Coca-Cola apo Pepsi. Në posterat e shpërndarë thuhet se vetëm një kanaçe me kola në ditë ju bën që të shtoni 6 kilogramë në një vit. Fushata thekson se këto pije ju dëmtojnë dhëmbët dhe ju ekspozojnë përpara rrezikut të diabetit. Pijet e gazuara cilësohen si “duhani i ri” nga ekspertët e shëndetit.

Si të kuptoni nëse telefoni juaj fiks ose celular përgjohet?

Rruga zyrtare që mund të ndjekë një individ për të kuptuar nëse i përgjohet apo jo telefoni fiks ose ai celular, është kërkesa pranë kompanisë që ofron shërbimin. Sigurisht që një përgjigje mund të vijë dhe standardi i pritshëm i kësaj përgjigjeje mund të jetë: Përgjimi i numrit tuaj telefonik bëhet vetëm me urdhër të gjykatës shqiptare. Po vetë, a mund të kuptoni nëse ju përgjohet telefoni? Po, në media të specializuara ndërkombëtare raportohet se ka disa shenja që tregojnë se telefoni juaj mund të jetë duke u përgjuar. Përsëritja e zërit apo jehona Telefoni juaj ndoshta përgjohet, nëse ju konstatoni se zëri juaj dhe/ose i personit tjetër në thirrje, përsëritet. Nëse kjo ndodh rregullisht në çdo telefonatë që kryeni, ndoshta telefoni juaj është duke u përgjuar. Pasi keni mbyllur telefonin Kur mbyllni një telefonatë, nëse dëgjoni zëra edhe disa sekonda pas mbylljes së telefonatës, është një sinjal përgjimi. Bateria e nxehtë e celularit Në qoftë se bateria e

Kjo dita e Valentinit doemos është shpikje komerciale

Kjo dita e Valentinit doemos është shpikje komerciale, për me përfitue prej çokollatave, kartolinave, drekave, darkave e qebesa edhe ndoj xhevahiri të çmueshëm, por është e paimagjinueshme jeta e bukur pa plot dashni rreth vetes, edhe kur krejt tjerat na mungojnë. Prandej, sot i mbetet veç me e përmendë, por çdo ditë të jetës dueje atë që t'vjen me e dashtë, qashtu, me zemër, se ndryshe s'bahet. E nëse nuk din me dashtë, gjithqysh mësohu, sepse e shkretë është jeta, nëse vdes pa e vuejtë dashninë së paku nje herë. Hajt, duju tash. Çka po humb vakt këtu? Ose shko ngjyrose NEWBORN-in. Burimi: Fisnik Ismaili

Dyshoj se mund të them diçka

Dyshoj se mund të them diçka që ti tashmë nuk e ke dëgjuar apo nuk e ke lexuar diku. A ekziston vallë ajo fjalë magjike të cilën poetët ende nuk e kanë shkruar? Apo ndoshta sot, kur të gjithë janë në kërkim të një fjale të veçantë, duhet të heq dorë nga përpjekja e kotë që ta zbukuroj atë që vetvetiu është e bukur. Të vërteten e vetme në shpirtin tim. Të dashuroj!   Në çdo ditë të re, njëjtë si të ishte herë e parë. (A.R) Burimi: Filozofia Urbane (Albatros Rexhaj)

Nuk po mund ta kuptoj motin dhe politikanët

Nuk po mund ta kuptoj motin dhe politikanët. Në mëngjes shumë ftohtë, në drekë pak ngrohet dhe në mbrëmje të mërdhinë. Madje habitem edhe me prognozuesit e moti t dhe analistët politik. Të gjithë e thonë atë që njëri e paskësh thënë, paçka se ajo mund të jetë tërësisht gabim. Eh ç’të bësh, kështu e paska ndjekja e turmës. Më saktë, kjo na qenka psikologjia e turmës. Shumica duartrokasin, sepse i dëgjojnë rrapëllimat e njërit dhe jo pse mund të jetë çasti i duhur për të duartrokitur. Kësaj i thonë, t’i duartrokasësh duartrokitjes dhe jo fjalimit të mençur! Burimi: Iljasa Salihu

Po të mësonim për çdo ditë nga një mësim të mirë

Të dashurit e mi, Po të mësonim për çdo ditë nga një mësim të mirë, në fund të vitit do të ishim më të pasur për 365 mësime. Dashuria dhe dituria kur të ndahen me të tjerët-shumëzohen. Mos e ndal vetëm për vete diturinë, se askush nuk mund të jetojë vetëm në këtë botë. Për JU, me shumë dashuri,  Daut Demaku

Turp i madh për ata që thonë se...

Turp i madh për ata që thonë se veteranët shqiparë të luftës paskan vetëm dertin e punësimit dhe jo hallin e katandisjes së shqiparëve. Këta lëre se kanë këtë hall, por këta burra janë vetë halli, përmes të cilit kjo katandisjeje bëhet argument i fortë. Lehtë është të japësh mendim prej barkut të stërmbushur, ndaj edhe këto mendime më shumë janë jashtëqitjeje se sa diçka tjetër! Burimi: Iljasa Salihu  

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more