Skip to main content

Misteret që mbajnë peng zbërthimin e ëndrrave








Misteret që mbajnë peng zbërthimin e ëndrrave


Qysh në vitet 1950, kërkuesit shkencorë arritën të krijojnë ‘pyetësorin e ëndrrave tipike’, për të gjetur imazhe klasike që riktheheshin në ëndrrat e njerëzve në botë

Të vraposh, vetëm të vraposh, sa më shumë të jetë e mundur! Përndjekësi të është vënë pas këmba-këmbës. Në çdo frymëmarrje që shtohet, ai afrohet dhe më shumë, ndërsa para tij ngrihet një zulm që gulçon si valë lumi. Qindra metra në thellësi.
Ajo rrëzohet e bie në grackë, situata bëhet pa rrugëdalje – por ja … nuk vonon shumë dhe … brrr … bie zilja e zgjuesit automatik.
Ishte vetëm një ëndërr e keqe. Edhe një herë, e njëjta histori.
“Skenarët e përndjekjes janë të zakonshëm në ëndrrat me ankth. Qenë, njerëz, të shpërndarë e të çoroditur, ndjenja e një filmi horror që na thotë se aty ka diçka”, thotë dr. Walter Smith, kërkues shkencor rreth ëndrrave në Universitetin e Auckland-it, në Zelandën e Re.
“M. Night Shyamalan, regjisori, ai e ka kuptuar më së miri këtë dhe nga këto elemente, ka arritur të ndërtojë filmat e tij horror. Në fakt, janë ëndrra plot ankth të shfaqura në ekran. Ai burrë është një gjeni, ai i ka kuptuar mirë ato”, thotë profesor Smith.
Koleksionisti i ëndrrave
Prej vitesh, studiuesi merret me ëndrrat, mban shënime, arkivon dhe i gërmon ato, duke i trajtuar si “rrugë të kurorëzuara drejt pandërgjegjshmërisë”, siç e cilësonte dikur edhe Frojdi këtë fenomen.
“Ajo që të bie në sy në këtë mes është se: ëndrrat ngjasojnë: qysh në vitet 1950, kërkuesit shkencorë arritën të krijojnë ‘Typical Dream Questionnaire’, pra, ‘pyetësorin e ëndrrave tipike’, për të gjetur imazhe tipike e klasike që riktheheshin në ëndrrat e njerëzve në botë.
Pyetësori, qysh prej asaj kohe u ndryshua shpesh dhe u zgjerua sigurisht, në mënyrë që sot ne të kemi një lloj klasifikimi të ëndrrave më të shpeshta që ekzistojnë aktualisht në botë.
Pak rëndësi ka se cilat trajton në këtë mes vetë studimi, në vend të parë gjithmonë rezultojnë të jenë temat e përndjekjes, ardhjet me vonesë, lakuriqësia, rrëzimet e rëniet nga lartësitë, fluturimi, një provim i pamarrë, shkolla dhe puna apo dhe vdekja e një njeriu të afërt – pra, gjithçka që lidhet me gjëra jo të këndshme, e që të gjithë njerëzve u shkaktojnë ndjenja të këqija.
Nëse pra C. G. Jung do të kish pasur të drejtë me idenë e tij të “pandërgjegjshmërisë kolektive”, kjo do të thotë se ne të gjithë do të posedojmë diçka të tillë si një kujtesë të përbashkët. Sikurse ndodh konkretisht edhe në filmat “Matrix” apo dhe “Avatar”?
Përse ne ëndërrojmë dhe harrojmë?
Për çfarë ëndërrojmë ne, kjo sidoqoftë na ofron një dëshmi mbi vetë qenien tonë. Kështu, studiuesit për shembull, na tregojnë se individët e frikësuar dhe nën depresion, shpesh ëndërrojnë për “rënie në grackë” më shumë se sa shokët apo bashkëmoshatarët e tyre që posedojnë një ndjenjë normale vetësigurie.
Nëse ëndrrat përsëriten, kjo duhet të jetë një lloj dëshmie për të kuptuar se duhet të gërmojmë më thellë për konflikte të fshehura.
Pikërisht për këtë ndihmon ideja se ëndrrat të shkruhen e të mbahen shënim. Kështu, problemet e pazgjidhura në të kuptuar, mund të tejkaloheshin. Pasi ne, në më të shumtën e rasteve, i harrojmë menjëherë ato pasi rritemi, e kjo fatkeqësisht nuk është një gjë e thjeshtë.
Në gjumë janë rajone të tjera të trurit të gjalla më shumë se në gjendje të zgjuari. Nëse truri ynë pra, gjatë zgjimit vërtitet mes dy gjendjeve, për këtë arsye, kujtimet e ëndrrave humbasin.
Përpëlitja e mëngjesit dhe ëndrrat
Kush përpëlitet edhe për disa çaste më shumë në shtrat mëngjeseve, kush pra e zhvendos disi më gjatë gjendjen mes gjumit dhe zgjimit, dhe përpiqet të kujtojë ëndrrat, mund të mësojë që t’i mbajë ato më fort në frena, le të themi.
Në këtë mënyrë, mund të ketë dobi që ngjarjes, e cila lidhet me ëndrrën, t’i jepet një rëndësi më e madhe, të nxirret më në pah pra, sikurse veprohet në një gazetë, e cila ka tituj kryesorë e përmbajtje dytësore ose që atë ta mbash direkt shënim.
Kështu apo afërsisht kështu, ne jetojmë të gjithë pra një jetë të dyfishtë: ditën në botën e rastësisë dhe natën, në botën e asociacioneve apo lidhjeve e bashkësive të ndërthurura. Dhe ndonjëherë ato madje edhe përzihen. Kjo na bën të dalim sërish në teoritë e sinkronizimeve të C. G. Jung.
Sidoqoftë, ëndrrat janë një botë e stërmadhe misteresh dhe një çelës për zbërthimin e tyre nuk gjendet. Por kjo është një temë tjetër.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more