Skip to main content

Tregu i Kosovës, pa para të gatshme





Euro notes in denominations of fives and tens are arranged for a photograph in London, U.K., on Wednesday, Jan. 18, 2012. The euro strengthened and commodities rallied as an official at a Group of 20 nation said the International Monetary Fund is proposing a $1 trillion expansion of its lending resources. U.S. index futures rose before Goldman Sachs Group Inc. reports earnings. Photographer: Simon Dawson/Bloomberg via Getty Images

Afaristët në Kosovë, po ballafaqohen me mungesë të qarkullimit të parasë së gatshme në treg dhe si alternativë është rritur niveli i këmbimit të mallrave.

Përfaqësues të bizneseve në vend dhe afaristë, theksojnë se kjo dukuri tashmë është shumë e shprehur në

Kosovë dhe paraqitet si problem kryesor në operimin e veprimtarive të tyre, raporton rel.

Këmbimi i mallrave është pjesë e ekonomisë i cili nënkupton ndërrimin e mallrave për mall ose për para.
Këmbimi i mallrave është veprim ekonomik i nevojshëm, me që në një vend nuk mund te prodhohen të gjitha prodhimet e nevojshme për jetën e njerëzve.

Një nga kompanitë që ballafaqohet më këtë problem është edhe kompania “Laberion”, që merret me prodhimin e lëngjeve natyrale “Dona” dhe “EKS”.

Pronari i kësaj fabrike, Bashkim Osmani, tregon se viteve të fundit kjo dukuri është jashtëzakonisht e pranishme dhe po pengon në zhvillimin e mëtutjeshëm të bizneseve.

Ai rast konkret tregon se në mungesë të kthimit të parave për produktin e shitur, klienti si kompensim ka ofruar banesë. Sipas tij, pasuria e patundshme nuk sjell përfitime për biznesin e tij.

“Pikërisht rasti im i fundit, një obligim të madh që ka pas një tregtar ndaj meje, ka ofruar banesë sepse nuk ka mundësi t’i përfundojë obligimet financiare. Kjo dukuri shkon në aspektin zinxhiror, unë i kam dhënë borxh produktet për një periudhë të caktuar, ai i ka shpërndarë të te tjerët, për të fituar diçka, dhe ti mbledh mjetet me vonë”.

Pra, ka dështuar ai, por kam dështuar edhe unë. Tash kam marrë pasuri të paluajtshme, por mua nuk më konvenon, sepse më duhen paratë e gatshme në mënyrë që të qarkulloj me to”, tha Osmani.
Kërkesa e kompensimit të borxheve me mall, ka stërngarkuar me borxhe të mëdha bizneset në mes vete, thonë edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Agim Shahini, udhëheqës i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se përderisa institucionet financiare deklarojnë se në treg ekzistojnë mjaftueshëm para të gatshme, në realitet sektori privat më tepër shfrytëzon formën e këmbimit të mallërave.
“Përderisa konsumatorët janë duke u varfëruar, tregtarët për çdo ditë janë duke vështirësuar hapësirën e vetë nga mungesa e parasë kesh, por edhe institucionet e Kosovës do të kenë vështirësi në mbledhjen e buxhetit” tha Shahini.
Arsye e mungesës se parave të gatshme në treg, sipas Shahinit, është niveli i lartë i importit, ku paratë e gatshme shkojnë jashtë Kosovës dhe shumica e qytetarëve, por edhe afaristëve kanë kredi në bankat komerciale. .
“Ato kredi nuk janë shfrytëzuar për konsum, por janë shfrytëzuar për ndonjë investim, qoftë për riparim të shtëpisë apo biznese, dhe është një kapital i palëvizshëm”.
“Kështu tregu ka mbetur pa para dhe deri sa çdo produkt jashtë shtetit duhet blerë më kesh para, paratë e gatshme i mungojnë bizneseve dhe kjo do të vështirëson edhe më tutje realizimin e projekteve të parapara nga operatorët ekonomik në Kosovë“, tha Shahini.
Sidoqoftë, ekspertë të ekonomisë, vlerësojnë se shfrytëzimi i kredive dhe përdorimi i mbitërheqjes në bankat komerciale, si formë më e shpejtë e sigurimit të parave të gatshme, përforcon faktin se kompanitë nuk kanë fuqi pagimi.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more