Veturat e shumta bien nën udhë si rrjedhojë e rrugës së papastruar në
një pjesë të Komunës së Likovës. Sërish komuna nuk bëzanë dhe nuk
ndërmerr asgjë për shmangien e këtyre aksidenteve, mbase edhe hiqet
tërësisht si e pafajshme. Qoftë e tillë! Unë pra që po shkruaj kam faj,
sepse ndonjëherë po i kritikoj të molisurit. Ç'është më e keqja, sërish
shoh fytyra të qeshura, që për mua ato fytyra janë qesharake. Qeshin,
por frikësohen të ankohen për këtë anarki. Frikësohen prej burokratëve
grykor, edhe pse ata nuk hanë njerëz, por qebapa të ngrohta, kuptohet të
paguara prej buxhetit të varfër. Kur ta analizosh mirë gjendjen, me pak
fjalë i bie se mirë na bëjnë, ngaqë të paktën përgjatë përdhunimit as
ofshama të lëshojmë nuk po guxojmë. Frika na mërdhiu më shumë se acari i
sotëm. E po si tuca që jemi, pa dyshim se e meritojmë këtë trajtim!
Burimi:Iljasa Salihu
Lexo edhe:
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: