Skip to main content

Posts

Showing posts from July, 2014

Ekstremizmi në fe ekziston...

Ekstremizmi në fe ekziston, porse ai matet në peshoren e Kur'anit dhe Sunetit, e jo në peshoren e antiislamistëve dhe mediave manipuluese. Ngase në peshoren e antiislamistëve, i gjithë Islami është ekstremizëm. Hoxhë Omer Bajrami

Çfarë thotë Naser Rafuna për Xhentelmenat e Kosovës?

Aktori i njohur shqiptar nga Kosova Naser Rafuna në një postim në Facebook mes shumë postimeve  shkruan edhe për Xhentelmenat e Kosovës. Sipas tij Xhentelmenat e Kosovës ia hapin derën e veturës gruas në dy raste: kur vetura është e re ose kur gruaja është e re.

Arkiva Shqip fiton 1.300.000 dollar në vit në Youtube

Një nga faqet më të mëdha shqiptare në YouTube, "Arkiva Shqip", ku artistë të ndryshëm publikojnë këngët e tyre është duke fituar shuma marramendëse parash. Sipas faqes (http://socialblade.com/youtube/user/arkivashqip) që merret me statistika rrjeteve sociale, Arkiva Shqip  fiton në muaj 13.000 - 100.000 dollar në muaj dhe 1.300.000 dollar në vit. Kjo platformë numëron mbi 1500 video dhe mbi 481 milion shikime që nga hapja e saj më 30 dhjetor 2009 dhe ka shumë se 300 mijë abonentë.

Parashikoi tragjeditë ajrore, shkatërrimin e BRSS-së, BE-së, dhe Rusinë si lider i botës!

    Astrologu më i famshëm rus, Pavel Globa, ka parashikuar tragjeditë e aeroplanëve. Më 2009 ai ka thënë se viti 2014 duhet të jetë viti kur duhet të shmangen fluturimet. Globe parashikimet e para i bëri në vitet ’80 të shekullit të kaluar, kur tha se “BRSS do të shpërbëhet dhe në verën e vitit 1991, në rrugët e Moskës do të ketë tanke”! 85 për qind e parashikimeve të tij të bëra më parë janë përmbushur deri më sot. Kriza ekonomike, e cila do të zgjatet deri në vitin 2020, do të caktojë hartën gjeopolitike të Botës. SHBA-të i presin ditë të vështira, ndërsa Ukraina dhe BE nuk do të ekzistojnë. “Dy vitet e ardhshme do të jenë të vështira për dollarin, edhe pse rënia e valutës amerikane ende nuk do të ndodhë. Koha më e vështirë e dollarit do të jetë më 2017-2018. Dollari do të zhvlerësohet krejtësisht, kartëmonedhat do ngjiten mbi mure në tualete dhe nuk do të dinë se çfarë do të bëjnë me to. Në këtë kuptim, euro është valuta më e besueshme”, thotë Globa, transmeton Te

Iblisi e vendos arshin (frontin) mbi ujë

Transmetohet nga Xhabiri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: " Iblisi e vendos arshin (frontin) mbi ujë. E pastaj i dërgon ushtrinë e tij. Ushtari më i afërt dhe me pozitë me të lartë tek ai, është ai i cili ka bërë fitne dhe degjenerime më të mëdha. Dhe, kthehet njëri nga ushtarët e Iblisit dhe i thotë: Nuk e lashë rahat filanin derisa arrita ta ndaj prej bashkëshortes së tij. Iblisi e thërret dhe i thotë: Po, ti që nga sot je më i miri (me pozitë më të lartë) tek unë si dhe je shoku më i afërt i imi." (Shënon: Muslimi: 2813, Imam Ahmedi në Musnedin e tij: 12968, 14144, 14400, 14522, 14699). Burimi: Valdet Kamberi

Moti për Neser

Moti për Neser : Neser do te kemi mot pjeserishte me re , Paradite me musafir Kurse gjate masdites mund te kemi reshje te vogla Bijash. Burimi: Vedat Bajrami

Përmbaju sunetit

Përmbaju sunetit Nga Seid bin el Musejib ,- Allahu e mëshiroftë!: Sunetet e festës së fitër bajramit janë tre: 1. Ecja në këmbë për në musal-la 2. Ngrënia (e hurmave) para daljes (nga shtëpia). 3. Larja (gusuli). Irvaul Galil vëll. Burimi: Valdet Kamberi

A PO SHKON SADAKAJA E FITRIT NË ARKË TË GABUAR?

‪#‎ Thash‬ : Deri kur ne muslimanët duhet t’i mbajmë institucionet tona fetare me Fitra? Ajo është e drejtë e kategorisë së të varfërve, e jo e institucioneve fetare. Them: le të ngjallet zekati, vakëfi, sadakaja dhe vlera e tyre të sqarohet nga ana e hoxhallarëve në trevat tona, të vetëdijësohet populli se ku duhet dhënë pasurinë e tyre, e jo populli të mendojë se mund të ndihmojë institucionin me Fitra, duke lënë anash ato që c eka me lartë. A do të thotë kjo se atë vit kur nuk jepet sadakaja e fitrit për një institucion fetar, ai do të mbyllet? Pyes: edhe sa dhe deri kur duhet t’i presim Fitrat për të funksionuar Medreseja, ku njerëzit mësojnë për Allahun dhe fenë e tyre? Valdet Kamberi

Çfarë është kanella dhe cilat janë vlerat e saj?

Kanella është një bime shumëvjeçare e vëndëve tropikale, një nga aromat dhe erëzat më të vjetra të njohura në botë që pasuron shijet e kuzhinën tonë. Kjo bimë ka një histori të gjatë mijëravjeçare. Ajo është përdorur nga egjiptianët e lashtë në proçesin e mistershëm të balsamimit. Edhe sot, kjo erëz ka vlera, shumë të fshehura, që mund të bëhen aleatë të shëndetit tonë. Në fakt, e përdorur tradicionalisht kundër ftohjes dhe si antibakterial, sot ajo është e njohur shkencërisht dhe për aftësinë e saj për të ulur kolesterolin në gjak. Është gjithashtu një antidot i mirë për të ndihmuar tretjën. Hulumtimi i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara për pacientët që ishin fazat e para të të diabeti tregoi se erëza në fjalë e përdorur për dymbëdhjetë javë ka ulur nivelet e sheqerit në gjak. Prandaj mund të zvogëlohet përdorimi i sheqerit në ëmbëlsirat që ne përgatisim, vetëm po të shtohet kanellë, e cila zbut dëshiren për ëmbëlsirat. Kanella ndihmon gji

Çka është ankthi?

 Çka është ankthi? 1. Ëndërr e rëndë, gjatë së cilës na duket sikur na zihet fryma dhe tronditem ose trembemi. Ankth i rëndë. Gjumë me ankthe. Zgjohem nga një ankth. 2. fig. Ndjenjë e rëndë ndrydhëse, shtypëse; shqetësim i madh për fatin e dikujt ose për fundin e diçkaje. Ankthi i pritjes. Me ankth në zemër. Jam në ankth. Pres (shoh, ndjek) me ankth. E zuri një ankth. U çlirua (shpëtoi) nga ankthi. qka eshte ankthi,ceshte ankthi,cfare eshte ankthi, ankthi shqip

Përfitimet shëndetësore nga seksi

  Studimet tregojnë se ndjenjat e dashurisë pasionante dhe intensive kanë efekt të njëjtë në receptorët e trurit tuaj njëlloj si paracetamoli, thonë studimet në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut. Përfitimet që vijnë nga seksi 1. Dhimbje koke Nëse keni një dhimbje koke të jashtëzakonshme, mos merrni pilula, por kryeni një mardhënie seksuale. Studimet tregojnë se ndjenjat e dashurisë pasionante dhe intensive kanë efekt të njëjtë në receptorët e trurit tuaj njëlloj si paracetamoli, thonë studimet në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut. 2.Ndihmoni veten Kjo mund të jetë një recetë e lehtë ndonjëherë që ju mund ta merrni: Masturboni së paku pesë herë në javë, pasi zvogëloni rrezikun e kancerit të prostatës me mbi një të tretën, pasi në këtë mënyrë gjendra e prostatës ndihet e lehtësuar. 3. Bëni seks rregullisht Seksi i rregullt dhe i forcon kockat dhe muskujt, ndërsa kimikatet e lëshuara jashtë bëjnë që të rritet sistemi juaj imunitar. Tri herë në javë duhet

Dhjetë caktimet që ndodhin në Natën e Kadrit

  Ç’ndodh në këtë natë: 1.Në këtë natë vendoset fati i të gjitha krijesave për vitin e ardhshëm. 2.Në këtë natë shkruhet se kush do të jetojë dhe kush do të vdesë. 3.Shkruhet se kush do të nderohet e kush do të mallkohet. 4.Shkruhet se kush do të paracaktohet për në Xhenet, e kush do të paracaktohet për në Xhehenem. 5.Shkruhet se ku do të paraqitet thatësia dhe uria. 6.Shkruhet se kush do ta kryejë haxhin atë vit e kush jo. 7.Në këtë natë përcaktohen rrisqet. 8.Përcaktohet se çfarë do të ndodhë deri në vitin tjetër. 9.Çështjet e atij viti dërgohen nga Leuhi Mahfudh për tek melaiket të cilët shënojnë urdhrat. 10.Shkruhet dhe çdo gjë tjetër të cilën e dëshiron Allahu të ndodhë atë vit. Burimi: Xhamia Mbret

Reflekset e pakushtëzuara dhe të kushtëzuara

Reflekset e pakushtëzuara = janë aftësi të lindura të organizmit për të kundërvepruar ose përgjigjur ndaj veprimit të ngacmuesve të ndryshëm. Reflekset e kushtëzuara = janë aftësi që fiton organizmi gjatë jetës, për të kundërvepruar ose përgjigjur ndaj veprimit të ngacmuesve të ndryshëm.

Demonët kanë oreks të shfrenuar për seks

            Megjithëse të gjithëve na ka rënë në vesh fjala… demonë, ata nuk janë gjithmonë të njëjtë, ose më saktë çdo popull i përkufizon ndryshe. I vetmi tipar i përbashkët i tyre është… frika që të krijojnë. Sot, kam dëshirë t’ju flas për demonët e… gjumit që nganjëherë ngatërrohen me Duende-t e Spanjës, por dhe të ashtëquajturën Mora, shpirtin që perceptohet si një peshë mbi gjoks që të mban frymën dhe të mpin tërësisht. Këta lloj demonësh shquhen për orekse të shfrenuara seksuale. Demonët (meshkuj) përpiqen të joshin femrat gjatë kohës që ato flenë, duke u zgjuar instikte të egra erotike. Diçka e ngjashme ndodh edhe me Sukubët, të cilët dhe pse janë më të rrallë (korrespondenca numerike e Inkubëve me Sukubët është 9 me 1) janë kaq veprimtarë sa nuk mund ta përfytyroni… Demonët (femra), nga ana tjetër, ndezin po me të njëjtën lehtësi meshkujt e padyshimtë për t’u vjedhur spermën e çmuar si dhe për të kënaqur orekset e sëmura seksuale. Krijesat në fjalë kryejnë

FAKTORET E RIZKUT TE ATEROSKLEROZES

Faktoret e rezikut te atelosklerozes jane ata faktor prania e te cileve rrit rezikun per zhvillimin e semundjes kurse eleminimi i tyre e ul kete rrezik.Nder faktoret madhoor te aterosklerozes jane: 1.Dislipidemia Ka te beje me crregullimin e perdorimit te yndyrnave ne gjak.Yndyrat ne gjak transportohen te shoqeruara me proteina me komplexe lipoproteinike.Si pas densitetit dhe burimeve te tyre lipoproteinat ndodhen ne: a.Kilomikone--permbajne yndyra te thithura ne zorre. b.VLDL--jane lipoproteina me densitet shume te ulet dhe sintetizohen ne melqi nga yndyrat endogjene. c.LDL--jane lipoproteina me densitet te ulet. d.HDL--jane lipoproteina te cilat largojne kolesterolin nga indet dhe cojne ne melci. Sipas studimeve te sotme LDL eshe lipoproteine madhore atenogjene.Pasi ajo eshte transportusja kryesore e kolesterolit i cili eshte faktor kyq ne formimin e aterosklerozez. HDL--kur eshte ne nivel te larte mund te mbroje nga ateroskleroza pasi ajo largon kolesterolin

Hipertensioni

Hipertensioni ose shtypja e lartë e gjakut është një sëmundje në të cilën shtypja e gjakut ka nivele të larta dhe permanente mbi arterjet. Dihet se presioni arterial nuk është konstant dhe në periudha të ndryshme gjatë ditës ndryshon nga vlerat më të larta gjatë sistolës në vlerat më të ulëta gjatë diastolës së zemrës. Nëse këto vlera i tejkalojnë kufijtë e përcaktuar për presionin ose shtypjen normale atëherë flasim për presion të lartë të gjakut ose hipertension. Sipas kritereve të përcaktuara nga OBSh (Organizata botërore e shëndetësisë) vlerat normale të presionit arterial sistolik janë rreth 140 mmHg ndërsa presioni diastolik duhet ti ketë vlerat rreth 90 mmHg. Diagnostikimi i hipertensionit është i komplikuar sepse ai varet edhe nga gjendja psikike e pacientit dhe ka vlera të ndryshueshme gjatë ditës. Shpesh shkaku i tij nuk është i përcaktueshëm dhe atëherë bëhet fjalë për hipertension esencial dhe mund të shfaqet edhe nga ndonjë defekt ose infeksion i ndonj

Infarkti miokardial

Infarkti miokardial, e njohur në popull si edhe si pika në zemër, është nekrozë e parikthyeshme e muskulit kardiak që shkaktohet si pasojë e një ishemie të zgjatur. Kjo zakonisht ndodhë si pasojë e mosbalancës të oksigjenit të ofruar dhe të kërkuar. Prania e enzimeve kardiake në qarkullim është një e dhënë për nekrozën miokardiale. IM mund të dëmtoj fuksionin sistolik dhe diast olik, ose të jetë vendi i zhvillimit të aritmive. Sinonime: sindroma akute koronare, IM, ataku i zemrës, anginë e paqëndrueshme, infarkt miokardial pa dhëmbë Q, sëmundja e arterieve koronare, ishemia miokardiale, dhimja e gjoksit. Përmbajtja 1 Patfiziologjia 1.1 Seksi 1.2 Mosha 2 Klinika 2.1 Historia 2.2 Prezantimi atipik 2.3 Ekzaminimet fizike 3 Shkaqet 4 Diagnoza Diferenciale 5 Studimet Laboratorike dhe Imazherike 5.1 Te dhenat laboratorike 5.2 Të dhënat imazherike 6 Trajtimi 6.1 Trajtimi medikamentoz (akut) 6.2 Angioplastia koronare 7 Sqarim Patfiziologjia Ateroskleroza është

BËJI KËTO RREGULLA LIGJ NË SHTËPI!!

Fëmijët janë kënaqësia e syve të prindërve të tyre, dhe mbi prindërit, bie përgjegjësia e edukimit të tyre. Projekti i edukimit është projekti më i rëndësishëm në jetën e prindërve! Në vazhdim do t’i sjellim disa rregulla, ku prindi, kishte qenë mirë që fëmijëve t’ua mëson, dhe t’ua bën ligj dhe rregull shtëpie: 1. Namazi në kohën e vet. 2. Fjalët, ju lutem dhe ju falënderit, janë me rëndësi. 3. Pa rrahje, pa mallkim, pa sharje, dhe pa fjalë që e dëmtojnë moralin. 4. Shprehu për ndjenjat e tua, me edukatë dhe me qartësi. 5. Mbylle atë që e hape, dhe ngrite atë që e zbrite, dhe bëje vendin të jetë më mirë se që ishte. 6. Dhoma jote është përgjegjësia jote. 7. Kur tjetrit flet, dëgjoje, dhe mos e ndërpre atë që flet. 8. Jep selam kur hyn dhe kur del. 9. Kush nga shokët juaj na viziton duhet ti respekton ligjet e tona. 10. S’ka ushqim brenda dhomës. 11. Në gjumë para orës 10. 12. Ndalohet përdorimi i çdo mjeti elektronik kur familja janë të ulur bashkë. 1

Ja cilat ishin të fshehtat e mëdha të Shekspirit

              Uilliam Shekspir konsiderohet një nga shkrimtarët më të mëdhenj në të gjithë historinë botërore. Megjithatë, ka jashtëzakonisht shumë mistere rreth jetës së tij private. Ja cilat janë disa nga misteret më të mëdha të jetës së Uilliamit. 1. Prindërit e Shekspirit, Xhon dhe Meri Shekspir, me shumë mundësi kanë qenë analfabetë. 2. Shekspiri u martua me një grua më të madhe se vetja. Uilliam ishe 18 vjeç dhe Anne Hathaway, e bija e një fshatari, 8 vjet më e madhe. 3. Ai pasuroi anglishten me fjalë të reja. Prej tij lindën emrat Olivia, Miranda, Xhesika dhe Kordelia. 4. Uilliam mbante vath prej ari. 6. Shekspir ka vdekur në një moshë të madhe për kohën kur ai jetoi. Në shekullin që jetoi Uilliam, njerëzit vdisnin që 30 apo 40 vjeç, ndërkohë që shkrimtari i madh anglez vdiq 52-vjeç. 7. Në kohën që vdiq Uilliam, varret dëmtoheshin dhe grabiteshin. Ja çfarë shkruhej në pllakën e varrit të Shekspirit. “I dashur mik, për hir të Zotit mos e prek këtë varr.

Analiza - Vdekja më vjen prej syve të tillë - Rexhep Qosja

Vdekja më vjen prej syve të tillë roman. Autori: Rexhep Qosja. Autori rrëfen jetën e banorëve të Vajazanit, në veçanti për Xhezairin Gjikën, rrëfimi mbi të është realizuar prej tre kënde të ndryshme këndvështrimi. Xhezairi duke veçuar disa nga çastet kyçe të jetës së vet, hedh dritë të fuqishme mbi esencën e raporteve ndërnjerëzore dhe ambientit. Rrëfimi bëhet në dy linja: Në përjetimet e drejtpërdrejta të tij dhe nga frymëzimi që merr nga soditjet që I bën ambientit dhe njerëzve. Rexhep Qosja përshkruan me mjeshtëri anët negative të njeriut dhe është i shqetësuar për këtë çështje. Lexo një analizë më të zgjeruar: Vdekja më vjen prej syve të tillë Vdekja më vjen prej syve të tillë,vdekja me vjen prej syve te tille,vdekja me vjen prej syve te tille analize,vdekja me vjen prej syve te tille rexhep qosja,rexhep qosja vdekja me vjen prej syve te tille analiz

Për krejt partitë që po mundohen me u futë në qeveri

"Themelimi sa më i shpejtë i bashkësisë së komunave serbe, kthimi i pasurisë Kishës Ortodokse Serbe, organizimi më i mirë për kthimin e të zhvendosurve dhe që ky kthim të jetë më i qëndrueshëm, si dhe anulimi i privatizimeve në mjediset ku jetojnë serbët." - Kushtet e Listës Serbe Për krejt partitë që po mundohen me u futë në qeveri, këto kushte po duken me qenë ma të kapshme sesa ato të Lëvizja VETËVENDOSJE! , që edhe nji herë dëshmon se kush vërtet punon e vepron kryekëput për interesa të shtetit edhe qytetarëve. Burimi: Fisnik Ismaili

Bashkimi kombëtar nuk bëhet me protesta,demagogji dhe filozofi të ndryshme poltike

Bashkimi kombëtar nuk bëhet me protesta,demagogji dhe filozofi të ndryshme poltike. Të gjithë ju që e doni dhe dëshironi ( edhe unë e dua dhe e dëshiroj) Bashkimin Kombëtar,keni pasur mundësi ta shikoni gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit se si shqiptarët nga gjitha trevat shqipëtare i kanë bashkuar "Iftaret" e shumta të organizuara anëkënd këtyre trevave. Me respekt, Gëzim Kelmendi

Fakte që jashtëtokësorët ekzistojnë

Janë hedhur shumë hipoteza nëse vërtetë ekzistojnë jashtëtokësorët. Por duket se studimi i fundit tregon se këto hipoteza janë të vërteta. Dy shkencëtarë të institutit amerikan SETI që merren me gjurmim sinjalesh të jetës inteligjente jashtë planetit Tokë, në Kongresin amerikan kanë deklaruar: “Jashtëtokësorët ekzistojnë ” Den Vertimer, drejtor i qendrës hulumtuese SETI në Kaliforni gjatë fjalës në Komitetin për Shkencë, hapësirë dhe teknologji ka thënë se mundësia e jetës jashtëtokësore të mikrobeve është e 100 për qind. “Gjatë 50 vjetëve të fundit janë mbledhur dëshmi për kushtet e domosdoshme për jetë janë të pranishme në gjithë galaktikën. Mundësia që jeta të jetë nisur e të jetë zhvilluar edhe diku është shumë e pranueshme nga pikëpamja shkencore “, ka thënë Vertimer, shkruan Huffington Post. Kolegu i tij Set Shostack, astronom i lartë në institutin SETI po ashtu ka thënë se shanset për të gjetur jetë jashtëtokësore janë shumë të mëdha. “Ka më shumë se sa mjaft

A shihet nata e Kadrit me sy?

A shihet nata e Kadrit me sy? Shejh Abdul-Aziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë! Pyetje: A shihet nata e Kadrit me sy, thjesht me sytë e njeriut, ngase disa njerëz thonë: Nëse njeriu mund ta shohi natën e Kadrit, atëherë do të sheh dritë në qiell apo diç të ngjashme, dhe si e ka pa i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe sahabët radijAllahu anhum? Dhe si e di njeriu që e ka pa natën e Kadrit? A arrin shpërblim njeriu edhe nëse nuk ka mundësi me pa natën e Kadrit? Shpresojmë të na përgjigjeni me argument? Përgjigjja: Ka mundësi që dikujt t’i mundësohet pamja e natës së Kadrit, posaçërisht atij që Allahu ia bën të mundshme dhe kjo përmes pamjes së shenjave të kësaj nate. Sahabët radijAllah anhum për pamjen e kësaj nate argumentonin me disa shenja. Mirëpo, mos pamja e saj nuk e pengon arritjen e vlerës së saj, për atë njeri që falet dhe bën ibadet me bindje dhe llogari në shpërblim. Muslimani duhet të bëj përpjekje në kërkimin e kësaj në dhje

Shenjat e natës së Kadrit

Të gjitha falënderimet i përkasin Allahut, Zotit të botëve kurse përfundimi i lumtur është për të devotshmit dhe nuk armiqësi veçse ndaj mizorëve. Paqja dhe bekimet qofshin për krijesën më të mirë dhe njeriun më me vlerë, të Dërguarin tonë, Muhamedin, sal-lAllahu alejhi ue selem, familjen dhe mbarë shokët e tij! Më tej... Shenjat e natës së kadrit: E para : Nata mos të jetë as e nxehtë e as e ftohtë. E dyta : Të jetë natë e shndritshme. E treta : Në këtë natë zbresin shumë engjëj. E katërta : Dielli në agimin e saj lind pa rreze. Argumentet për këto shenja: I Dërguari i Allahut –sal lAllahu alejhi ue selem- ka thënë: “ Nata e Kadrit është natë e shndritshme, as e ftohtë e as e nxehtë, dielli në agim lind i kuq i dobët ”. Transmeton Ibn Huzejme dhe e ka saktësuar shejh Albani. I Dërguari i Allahut –sal lAllahu alejhi ue selem- ka thënë: “ Mua m'u tregua nata e Kadrit, e më pas m'u harrua. Ajo gjendet në dhjetë netët e fundit. Ajo natë është e s

Komentimi i ëndërrave - Shpjegimi i ëndërrave

 Do të shtohen vazhdimisht Për ta gjetur më lehtë atë që kërkoni shtypni CTRL+ F dhe shkruani atë që ju intereson  Kliko mbi atë që ju intereson që të hapet faqja përkatëse  Playlista e komentimit të ëndërrave Allahu subhanehu ue teala në ëndërr Arshi në ëndërr   Karrigia e Allahut subhanehu ue teala  Leuhi Mahfudhi në ëndërr Lapsi në ëndërr Sidretu Elmunteha në ëndërr Melekët apo Engjujt në ëndërr   Qiejt në ëndërr Dielli në ëndërr Hëna në ëndërr    Planetët në ëndërr Nata ose Dita në ëndërr Nxehtësia ose ftohtësia në ëndërr  R ingjallja kiameti dhe shenjat e saj në ëndërr Ura e Siratit në ëndërr   Kroi Keuther Havdul Keuther në ëndërr   Peshorja apo Mizani në ëndërr   komentimi i endrrave sipas alfabetit,komentimi i endrrave ne islam,komentimi i endrrave shqip,komentimi i endrrave ne islam fjalor,komentimi i endrrave si

Arritjet e Shpend Ahmetit në 6 muajt e parë

Me poshte jane vetëm disa nga arritjet në 6 muajt e parë. Në fund të muajit korrik publikojmë raportin e punës te 6 mujorit të parë me detajet e punes ne çdo d rejtori dhe projektet kapitale. Dje kaluam buxhetin e rishikuar që na mundëson fillimin e disa projekteve të reja si sistemi i ri parkingut ne kryeqytet. Poashtu sivjet fillojmë edhe me shujta si dhe me investime në ormane në klaset 1 - 5 për të lehtësuar çantat. Po mundohemi që ti bëjme ndryshimet në ngrohje të shkollave që mos të ketë ngrohje me naftë. Sivjet përfundon faza e parë e projektit të termokosit ku nuk do të ngrohemi me naftë por me avull nga KEK. Poashtu ka filluar reforma e trafikut urban. Kemi shtuar buxhetin per trajtimin e qenëve endacak dhe në mbledhjen e korrikut do të kemi debat në Kuvend Komunal për këtë. Poashtu kemi rritur buxhetin per bllokimin e trotoareve për makina. Nga 12 zotimet e fushates per 6 muaj janë arritur mbi 30 perqind. Pason raporti i detajshem i realizimit të premtim

Shenjat që tregojnë se femra ka nevojë për seks!

             Shenjat që tregojnë se femra ka nevojë për seks!Mungesa e seksit tek një femër ndonjëherë mund të jetë më shumë se i dukshëm nëpërmjet veprimeve dhe sjelljeve të ndryshme, nëse e zbuloni – përse të mos “i ndihmoni”. Humori i harmonishëm Shumica e femrave të cilat nuk e praktikojnë seksin vuajnë na pagjumësia dhe prandaj gjatë ditës janë të përgjumura. Në të vërtetë, në këtë ndikon hormoni oksitocinë i cili tek femrat ndikon si qetësues, i cili lirohet gjatë orgazmës. Plakja e parakohshme Gjatë seksit lirohet edhe kolagjeni, i cili e bën femrën të duket më e re dhe i jep shkëlqim lëkurës. Për shkak të mungesës së kolagjenit, lëkura do të duket më e vjetër seç është dashur të jetë. Problemet me lëkurën Puçrrat dhe aknet në fytyrë shfaqen te femrat që kanë mungesë progesteroni, të cilin trupi e prodhon gjatë të bërit seks, sepse ky hormon e bën fytyrën më të pastër dhe lëkurën më të freskët. Sjellja armiqësore ndaj njerëzve të tjerë Femrat të cila

94 Pyetje me zgjidhje nga Biologjia

94 Pyetje me zgjidhje nga Biologjia Kliko mbi: Pyetje nga Biologjia Pyetje nga Biologjia - Teste nga Biologjia me përgjigje. Këtu mund të gjeni pyetje të ndryshme nga Biologjia. Të gjitha pyetjet janë të zgjidhura me përgjigjet e sakta.  Test nga Biologjia, Pyetje nga Biologjia, Biologjia pyetje online, Pyetje nga Kimia dhe Biologjia, Teste online, Teste shqip, Teste nga Biologjia shqip, Pyetje me pergjigje nga Biologjia

Ballkani dhe sistemi i antenave amerikane HAARP

Në opinionin serb është ngritur shumë “pluhur” në lidhje me vendosjen e sistemit të antenave HAARP nga SHBA-të, të cilat janë fajësuar në lidhje me fatkeqësitë natyrore. Emisionet, shkrimet në gazeta, portale, emisione televizive, kanë hutuar njeriun e zakonshëm në Serbi. Si zakonisht, për gjithçka fajësohen SHBA-të. Në lidhje me sistemin e antenave HAARP, kanë shkruar edhe mediat kroate. Shumë analistë, të cilët në Serbi merren me seriozitet, janë të sigurt se përgjegjësinë për tërmete, thatësira, shtrëngata dhe vërshime, madje edhe për gjendjen psikike të njeriut në Ballkan, fajin e kanë HAARP (shih: hrvatski-dom.hr). Programi aktiv për hulumtim auroral të frekuencës së lartë ( High Frequency Active Auroral Research Program, shkurt HAARP) është një projekt - program ushtarak dhe civil i SHBA-ve, i cili ka për qëllim hulumtimin me qëllim të kuptuarit, nxitjes dhe kontrollimit të proceseve në jonosferë. Jonosferë është një pjesë e atmosferës së Tokës në një lartësi prej

Gabimi në...

Gabimi në mjekësi mund të shpie nën tokë gabimi në arkitekturë mund të rrëzojë për tokë Gabimi në edukim mund të shkaktojë fesad në tokë Gabimi në fe, ta humb këtë dhe atë botë !!! (pershtatur nga thenia e vellaut Jetmir Shabani )  Burimi: Senad Ramadani

5 këshilla jo-agjëruesve ndaj agjëruesve

Tabloidi gjerman, Bild, në një shkrim të sajin mbi Ramazanin, rëndit pesë këshilla për jo-agjëruesit ndaj agjëruesve. Sipas saj, nëse punon në zyrë me një të agjërueshëm duhet ta kuptoni nëse ai vonohet gjatë faljes së namazit ose edhe nëse humbet koncentrimi gjatë perëndimit të Diellit, transmeton Portalb. Më poshtë i keni të renditura këshillat. ►Gjatë kohës së agjërimit, mundohuni ti evitoni hajet dhe pijet përpara kolegëve tuaj myslimanë. Veçanërisht pijet alkoolike. ► Edhe falja e namazit i përket Ramazanit. I mirëkuptoni kolegët tuaj nëse ata vonohet pak më tepër gjatë këtij muaji. ► Sivjet orët e agjërimit janë shumë të gjata. Andaj keni respektin dhe kuptojeni kolegun tuaj, nëse ai gjatë ditës nuk ka koncentrimin e duhur për të punuar. ►Ramazani është muaji i shpirtit dhe faljes së mëkateve. Evitoni sharjet dhe shakatë e tepërta në zyrë. ► Në fund të muajit, mund t’ia uroni kolegut tuaj mysliman, “Urime Bajramin.” Burimi:  Portalb.mk

50 pyetje nga Biologjia - Test nga Biologjia - me zgjidhje

50 pyetje nga Biologjia - Test nga Biologjia - me zgjidhje Kliko mbi:   50 pyetje nga Biologjia  Pyetje nga Biologjia - Teste nga Biologjia me përgjigje. Këtu mund të gjeni pyetje të ndryshme nga Biologjia. Të gjitha pyetjet janë të zgjidhura me përgjigjet e sakta.  Test nga Biologjia, Pyetje nga Biologjia, Biologjia pyetje online, Pyetje nga Kimia dhe Biologjia, Teste online, Teste shqip, Teste nga Biologjia shqip, Pyetje me pergjigje nga Biologjia

Zbulime të reja për pluhurin e Hënës

Zbulime të reja për pluhurin e Hënës LADEE zbuloi gjurmë argoni, metani, dyoksid karboni dhe substancash të tjera, por zbulimet e sondës përcaktuan se pluhuri nuk do të përbënte problem për misione të ardhshme hënore Një mision robotik ka bërë një përplasje të parashikuar në sipërfaqen e Hënës. Para përplasjes së programuar, shkencëtarët mblodhën të dhëna nga mjeti hapësinor i quajtur LADEE, një eksplorues i atmosferës dhe pluhurit të Hënës. LADEE ka përshkuar orbitën e Hënës që në tetor. Misioni i saj ishte të studionte pluhurin e atmosferës hënore, që sa më afër afrohej sonda, aq më i dendur dukej, siç thotë Butler Hine me qendrën kërkimore AMES të NASA-s. “Rreth Hënës ka një perde të vazhdueshme dhe një pjesë e rërës vjen nga përplasja e meteorëve me Hënën, një gjë që ndodh shpesh, prandaj burimi i këtij pluhuri është gjithmonë i pranishëm”. LADEE zbuloi gjurmë argoni, metani, dyoksid karboni dhe substancash të tjera, por zbulimet e sondës përcaktuan se pluhuri nuk do të p

Ja pse është shumë mirë dhëmbët të pastrohen edhe me misvak

  Enesi r.a. transmeton që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Sa herë që Xhibrili më vizitonte më këshillonte të shërbehem me misvak.” Misvaku është brushë ideale, natyrale e cila përmban më shumë përbërës kimik se çdo pastë tjetër artificiale për dhëmbë. Misvaku përbën 19 përbërës efikas veprues. Më të rëndësishmit në mesin e tyre janë: 1. Materie natyrale dhe mund të përdoren për ndaljen e gjakdedhjes. Këta pastrojnë edhe plagën më të vogël ekzistuese në mishin e dhëmbëve. Gjatë përdorimit të parë misvaku mund të ketë shije të djegët, ngase në të është gjetur substanca e ngjajshme me senfin, i cili lufton qelbosjet në gojë dhe shkatërron bakteriet. 2. Minerale sikur natriumi, klori, kaliumi, bikarbonati i natriumit, dhe oksidi i kalciumit. Këta pastrojnë dhëmbët. P.sh. Asocacioni Dental Amerikan mendon se bikarbonati i natriumit është përbërës i dëshiruar i pastave të dhëmbëve. 3. Vajëra aromatike natyrale që janë të shijshëm dhe kanë aromë të këndshme duke i dhënë edhe

Verejtje mbi gabim ne perkthimin e Hadithit te Havarixheve

"Verejtje mbi gabim ne perkthimin e Hadithit te Havarixheve" بسم الله الرحمن الرحيم Buhariu dhe Muslimi ne dy Sahihat e tyre kane transmetuar nga Aliu Radijallahu anhu se Muhammedi Sallahu alejhi we selemka thene: يأتي في آخر الزمان قوم حدثاء الأسنان سفهاء الأحلام يقولون من خير قول البرية يمرقون من الإسلام كما يمرق السهم من الرمية لا يجاوز إيمانهم حناجرهم فأينما لقيتوهم فاقتلوهم فإن في قتلهم أجرا لمن قتلهم يوم القيامة Ne kohen e fundit do te vije nje grup djemsh te rinj,mendj elehte, thone fjale nga fjalet me te mira te krijesave. Dalin nga Islami sic del shigjeta nga gjahu. Imani i tyre nuk i kalon fytat e tyre (Dmth Imani iu mbetet vetem fjale goje nuk shkon poshte deri te zemra). Vrisni ata kudo qe ti takoni ngase kushdoqe i vret ata ka shperblim per vrasjen e tyre Diten e Kijametit" Plot njerez qe kane perkthy kete Hadith ne shqip nuk e kane ditur dhe nuk e kane perkthyer mire fjalen e Muhammedit sallallahu alejhi we selem يمرقون من الإسلامكما يمرق ال

Më i keq se burgimi i përjetshëm

Më i keq se burgimi i përjetshëm duke qenë pa asnjë faj, është emërtimi i njeriut si vrasës, duke mos e mbytur të paktën asnjë pulë. Si do të ndihet ky baba nesër para fëmijës së tij dhe si do të ndihet fëmija i tij para shokëve të tij?  Iljasa Salihu

Protestat paqësore

Protestat paqësore janë mundësi e mirë që të dhunshmit t'i lëshojnë kolltukët paqësisht. Prandaj, ju që prodhuat dhunë në pikë të paqes, mos e humbni këtë mundësi, është nder për ju që të ikni pa ju prekur askush, përkundër se dora juaj i bëri me vaj shumë nëna! Burimi: Iljasa Salihu

5 mitet e pamundura të teknologjisë së të ardhmes

    Hamendësitë, supozimet, parashikimet dhe fantazitë sipas se cilave do te jete ne te ardhmen planeti ynë nuk kane munguar asnjëherë. Por nëse është e lehte pak a shume te ndërtojmë vizione për te ardhmen, po kështu është njëkohësisht e lehte ndërtimi i miteve qe gjerojmë prej zhvillimeve te shpejta te teknologjisë ne përgjithësi, por qe pak gjasa kane te gjejnë zbatim. 1. Makinat fluturuese.   Kjo përbën një ëndërr dhjetëra vjeçare te njeriut. Përpjekjet kane filluar qe me Henry Ford ne vitet ’40 për te vazhdua ne ditët tona me NASA-n ne bashkëpunim me Darpa-n. Por, aktualisht për shkak te kostove shume te mëdha, fizibilitetit ende larg, karburantit, piloteve qe do t’i drejtojnë, strukturat qe do te duhet te përdoreshin për lëvizjen e tyre, te gjitha këto e shndërrojnë këtë ëndërr te njeriut ne një mit ende larg mundësive te jetësimit te saj. 2. Inteligjenca artificiale.   Është fjala për atë lloj inteligjence qe ne një fare mënyre do te rivalizonte atë njerëzore. T

Izraelitët, të ashtuquajturit popull i zgjedhur prej Zotit

Izraelitët, të ashtuquajturit popull i zgjedhur prej Zotit, nuk po i zgjedhin mjetet për t'i vrarë dhe masakruar të pushtuarit dhe të pafajshmit palestinez dhe musliman. Ata vetë po e dëshmojnë se janë njerëz të zgjedhur nga djalli i mallkuar dhe njerëz të zgjedhur për dënim të dhembshëm nga Zoti. Dita e dënimit është afër, por të shkujdesurit janë të prirë të mos jenë të vëmendshëm! Burimi: Iljasa Salihu

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more