Skip to main content

Posts

Showing posts from March, 2014

Prej sa sferave kordinative përbëhen komponimet komplekse dhe prej çka përbëhen këto sfera dhe si shënohen ?

Prej sa sferave kordinative përbëhen komponimet komplekse dhe prej çka përbëhen këto sfera dhe si shënohen ? Komponimet komplekse përbëhen prej 2 sferave kordinative . Sfera e brendshme e komponimit kompleks e cila eshte e lidhur me ligandet dhe shënohet me kllapa të mesme dhe sfera e jashtme e cila nuk është e lidhur drejtperdrejtë me jonin apo atomin qëndror dhe shënohen jashtë kllapave te mesme.

Cilat komponime quhen komplekse si quhen ndryshe dhe cilat elemente formojnë komplekse?

Cilat komponime quhen komplekse si quhen ndryshe dhe cilat elemente formojnë komplekse? Elementet kalimtare formojnë disa komponime karakteristike te cilat dallohen prej komponimeve të tjera. Sipas teorisë kordinative atomet e metaleve kalimtare edhe pse kan formuar komponime kimike ato mund te formojn lidhje kimike kordinative me nje numer te caktuar te joneve apo te molekulave. Në këto raste formohen komponimet komplekse që ndryshe quhen edhe komponime Kordinative.

Filmi ''47 Ronin'' - me titra shqip

                              Një grup i samurait përcaktohet për t’u hakmarrë për vdekjen dhe çnderimin e zotit të tyre në duart e një Shogunit të pamëshirshëm. Për ta shikuar kliko këtu

Disa kuriozitete rreth trupit të njeriut

               Duke nisur nga flokët e deri te thonjtë e këmbëve, gjithçka mbi trupin e njeriut është një univers i tërë njohurish, por edhe të panjohurash. Ka aq shumë kuriozitete mbi trupin e njeriut, sa që nëse do t’i mësonit të gjitha, papritur do të ndiheshit të huaj me veten, shumë të vegjël në atë që dini, do të habiteni për faktin se shumë prej të panjohurave mbi trupin tonë, nuk ju kanë shkuar asnjëherë në mendje. Duke nisur nga flokët e deri te thonjtë e këmbëve, gjithçka mbi trupin e njeriut është një univers i tërë njohurish, por edhe të panjohurash. Shpejtësia e teshtimës A e keni menduar ndonjëherë se cilën shpejtësi mund të regjistrojë ajri kur ju tështini dhe e shtyni para? Studiuesit e kanë përllogaritur dhe është regjistruar të jetë 160 km në orë. Ja pse është shumë e rëndësishme të mbuloni hundën tuaj me dorë apo shami, kur tështini. Rruga që bën gjaku Ndonëse ju mund ta shihni trupin tuaj nga jashtë, ajo që mund të imagjinoni mbi mënyrën se

Ja vendi ku do të ndërtohet stadiumi i Kosovës

                          Stadiumi kombëtar i Kosovës me shumë gjasë do të ndërtohet në Gazimestan, apo ndryshe 6 kilometra në dalje të Prishtinës.  Qeveria e Kosovës ka identifikuar lokacionin prej 7 hektarësh tokë dhe së shpejti pritet t’ia dërzoj atë Komunës së Prishtinës. Lajmi bëhet i ditur nga burime të gazetës Arena.“Kemi diskutuar gjatë dhe tani për tani ekziston një opsion. Kemi identifikuar një zonë prej 7 hektarësh tokë në Gazimestan. Së shpejti do t’ia dërgojmë Komunës së Prishtinës propozimin dhe më pas do të vendoset”, tha një burim i përafërt me zhvillimet për Arenën. Vendimi për ndërtimin e stadiumit të ri është marrë kah mesi i muajit mars nga Qeveria e Kosovës. “Ftoj ministrin e Sportit, Memli Krasniqin dhe ministrin e Financave, Besim Beqaj, që t’i fillojnë menjëherë procedurat që në kornizën afat-mesme të shpenzimeve të përfshihet projekti për ndërtimin e një stadiumi të ri dhe modern në Kosovë, stadiumin Kombëtar të Kosovës, sipas standardeve m

80 % e mediave botërore cak i hakerëve të shtetit

                        Më shumë se katër të pestat e medieve botërore, përfshirë edhe tabloidin britanik “Guardian”, kanë qenë cak i sulmeve të hakerëve që sponzorohen nga shtetet, ka bërë të ditur hulumtimi i kryer nga dy inxhinier të sigurisë në Google. Hulumtimi i prezantuar në konferencën Black Hat Asia 2014 në Singapor, tregon se si shumë gazetarë “janë cak” i hakerëve të sponzoruar nga shteti. Derisa hulumtuesit nuk hynë në detaje për metodologjinë e tyre, ata konfirmuan për Reutersin se Google “gjurmon vazhdimisht aktorët që sulmojnë mediet”. Ata që dyshohet se janë cak i sulmeve nga hakerët, njoftohen nga një baner i cili shfaqet kur gazetarët klikojnë në internet, ashtu siç ndodhi me disa nga pjesëtarët e “The Guardian”. “Nëse jeni gazetar apo jeni pjesë e medieve, ne e shohim se ju jeni cak i sulmeve të hakerëve dhe kjo ndodhë në çdo regjion, madje në pjesën më të madhe të botës”, ka thënë Huntley, njëri nga hulumtuesit. Në prill të vitit 2013, “The Guar

Hobbit: The Desolation of Smaug - me titra shqip

                                     Xhuxhët, së bashku me Bilbo Begins dhe Gandalf Gri-në, vazhdojnë kërkimin e tyre për të rifituar Ereborin, atdheun e tyre, nga Smaug. Bilbo Begins zotëron një unazë misterioze dhe magjike.  Për ta shikuar kliko këtu

Filmi ''War Horse'' me titra shqip

  Djaloshi Albert regjistrohet si vullnetar për në Luft ë n e parë botërore pasi kali i tij i shitet n ë trupat kalorsiake.  Alberti nis nj ë udh ë tim plot shpres ë nga ku ai kalon Anglinë dhe të gjithë Evropën , ndërkohë që lufta po rritej sa vjen dhe më shumë… Për ta shikuar kliko këtu

Unë juve tërësisht ju kuptoj dhe plotësisht ju mirëkuptoj, ndaj të paktën ju mos më keqkuptoni

Të gjithë atyre që u pengojnë publikimet e mia, me plot çiltërsi u them se kanë të drejtë, ngase unë përmes kësaj forme, duke mos i përjashtuar edhe format tjera, haptas i kam hapur dhe shpallur luftë të keqës. Nënkuptohet se kjo betejë kujt dhe dikujt i pengon! Me këtë nuk dua të them se tërësisht jemi të mbërthyer prej të keqës. Kemi mirë e kemi keq, të arritura e ngecje, vjellje nga të ushqyerit e tepërt dhe kërcitje zorrësh prej urisë, ndaj përmes kësaj përpjekje, thjeshtë jam duke i ndihmuar këshilltarëve të cilët paguhen për këshilla edhe pse nuk këshillojnë sa duhet, ndërsa unë edhe pse nuk paguhem fare për këtë që e bëj, sërish nuk përtoj të jap këshilla dhe shtigje. Fal Zotit që nuk jam i vetëm në këtë rrugëtim! Burimi: Iljasa Salihu  

E keqja jonë është se...

E keqja jonë është se njerëzit e mirë po i duartrokasin të keqës. Ndërsa e mira e njerëzve të këqinj është se ata kanë kuptuar se hija e tyre i ka hijëzuar edhe ata që deri para pak kohësh hiqeshin si njerëz të mirë. Burimi: Iljasa Salihu

Analiza e poemës ‘’Kuajt mbretërorë’’ nga Nuri Plaku

Analiza e poemës ‘’Kuajt mbretërorë’’ nga Nuri Plaku Poema “ Kuajt mbretërorë ” e merr temën nga e kaluara e popullit tonë, e më konkretisht, nga bëmat e Gjergj Kastriotit, iquajtur Skënderbe. Kjo poemë e bukur, me atë titull kuptimplotë, ka dashur të tregojë se, pasardhësit e Skënderbeut e vazhduan luftën shumëshekullore kundër hordhive otomane gjersa shpëtuan dhe krijuan pas shumë shekujsh robërie shtetin e pavarur shqiptar më 28 Nëntor 1912, me në krye atdhetarin e madh Ismail Qemali. Kjo tokë ka nxjerrë shumë trima dhe i tillë ishte edhe Lili, fëmija trim, që është portretizuar kaq bukur në këtë poemë. Ngjarja që tregohet këtu është mbresëlënëse, pasi dhimbja është e madhe për të mëdhenj e për të vegjël, për ata njerëz të Myzeqesë. Rrëmbimi i kuajve nga mëkëmbësi i Sulltanit është ditë zije për banorët e atyre trojeve. Rrëmbimi i kuajve është pothuajse i barabartë me marrjen e djemve ushtarë. Dhimbja e kalon kufirin njerëzor, prandaj dhe çasti i ndarjes me këta kuaj, të b

Komenti i romanit ‘’Shpella e piratëve’’ Petro Marko

Komenti  i romanit ‘’ Shpella e piratëve ’’  Petro Marko Romani ” Shpella e piratëve ” ka vlera njohëse dhe edukative, pasi lexuesi njihet me ngjarje historike të Shqipërisë. Personazhet kryesorë janë: Loloja , Jani , Fotoja , Iliri dhe motra e tij e vogël Lulja , të cilët zbulojnë të fshehtën e “Shpellës së piratëve, në bregdetin e bukur të Himarës , të ndihmuar nga këshillat e një peshkatari plak. Shih edhe analizën e këtij romani:  Shpella e piratëve

Analiza e veprës ‘’Miqtë e përjetshëm’’ nga Frederik Shuraja

“ Miqtë e përjetshëm ” botohet për të njohur lexuesit e vegjël me personazhet më të dashur të letërsisë për fëmijë. Tek këto personazhe gjithsecili prej tyre gjen sado pak veten e tij, me aventurat, imagjinatën, fantazitë e moshës e botën e tij. Shumë nga personazhet e përzgjedhur në këtë libër janë shkëputur nga letërsia klasike për fëmijë. Ata, me sjelljen dhe veprimet e tyre kanë vlerë të paçmueshme njohëse dhe edukuese. Maçoku me çizme, Hirushja, Pinoku, Uini-Puh, Gishtoja, Sydielli, Lulbardha, e Lulkuqja, Bukuroshja e fjetur, Princesha bizele janë personazhet aq të dashur të rrëfenjave me të njëjtët emra në këtë libër.

Kopshti i jetës

Me laps në dorë mbolli fjalë, Në kopshtin erëzues dhe këndellës, Aty pashë edhe ca kopshtaqe, Kopsht i shkronjave ishte fjala, Kopsht i fjalës ishte fjalia, Kopsht i fjalisë ishte fleta, Kopsht i fletës me fjalë ishte libri, Kopsht i librit ishte biblioteka dhe libraria, Kopshtar i këtyre kopshteve ishte shkrimtari dhe lexuesi, Ndërsa shkrimtari dhe lexuesi ishim unë dhe ti, Unë dhe ti që ujisim dhe ujitemi, Ushqehemi dhe ushqejmë, Erëzohemi dhe erëzojmë, Krijojmë dhe krijohemi në kopshtin e jetës. Iljasa Salihu

Kosova e Shqipëria, heqin taksat e dyfishta

                     Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar një marrëveshje të premten për të hequr taksat e dyfishta në mesë të dyja vendeve të cilat jo pakë herë kanë penguar zhvillimin e bizneseve dhe depërtimin e tyre në vendet respektive. Ministri i Financave, Besim Beqaj bashkë me homologun e tij Shkëlqim Cani, kanë nënshkruar sot “Marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë lidhur me Tatimet mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal” si dhe “Marrëveshjen për heqjen e Tatimit të Vlerës së Shtuar në import për librat, produktet e përafërta me librin, gazetat, revistat, periodikët si dhe materialet e ngjashme të shtypit të publikuara në Republikën e Shqipërisë apo në Republikën e Kosovës”. Këto marrëveshje sipas Beqajt, kanë treguar edhe njëherë orientimet vëllazërore të të dy shteteve, duke shprehur gatishmëri

Majlinda Kelmendi pushton Turqinë, fiton medaljen e artë

                    Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në turneun Grand Prix, Samsun 2014. Pejania në finale të kësaj gare, në kategorinë deri në 52 kilogram, mundi xhudisten nga Italia, Odette Giuffrida me ippon. Majlinda Kelmendi nuk ka të ndalur. Pas triumfit në turneun prestigjioz Grand Slam “Parisi 2014’, xhudistja pejan kafituar medaljen e artë, në turneun Grand Prix, Samsun 2014, i cili po mbahet në Turqi. Kosovarja në finale të kësaj gare, në kategorinë deri në 52 kilogram, mundi xhudisten nga Italia, Odette Giuffrida me ippon. Për të arritur deri në finale Kelmendi nuk e pati të lehtë. Shorti përcaktoi që ajo të jetë pjesë e Grupit A në Grand Prix, Samsun 2014 Në raundin e parë nuk pati kundërshtar. Kurse, në të dytin u përballë me rumunen Larisa Florian,, të cilën e mposhti pa problem. Në çerekfinale Kelmendi përball pati xhudisten nga Ukraina, Mariia Buiok. Edhe në këtë luftë pejania ishte e suksesshme, derisa doli fituese e Grupit A. Në gj

35 Thënie për Sinqeritetin

 35 Thënie për Sinqeritetin 1 - Bishar el-Haafi ka thënë: "Ta kërkoj botën me instrumentin e erës është më e dashur për mua se sa ta kërkojë atë me fenë time." 2 - Ibrahim en-Nahai ka thënë: "Kur shejtani vije tek ti derisa je duke u falur dhe të thotë: Ti po tregon mendjemadhësi, zgjate atë (namazin)." 3 - Njëri prej Selefëve tha: " Më drejto në një vepër prej së cilës nuk do të ndalem së vepruari për hir të Allahut, më të Lartit." I është thënë atij: " Çdoherë të kesh qëllim për mirë, për arsye se ti asnjëherë nuk do të ndalesh së vepruari edhe nëse nuk kryen ndonjë vepër. Njeti (qëllimi) bëhet edhe në mungesë të ndonjë vepre. Kushdo që e bënë nijet që të falet natën dhe e zë gjumi, për atë që e kishte për qëllim do ti shkruhet shpërblim atij." 4 - Njëri prej tyre tha: "Unë dëshiroj që ta bëjë nijet për çdo gjë; derisa edhe për ushqimin, pijen dhe gjumin tim." 5 - I është thënë Sahlit: "Çka është më se vështiri për shpirtin (pë

Si të nxiten ëndrrat lucide?

Ëndërra Lucide konsiston në atë që të jemi të vetëdijshëm në botën e ëndrrave. Ne pastaj mund të bëjmë atë që duam duke ndryshuar mjedisin e ëndërrimit. Kjo është shpesh një gjendje e ndërmjetme në mes të zgjimit dhe ëndërrimit. Në një moment ju do të thoni "Po unë po ëndërroj". Për të nxitur ëndrrat lucide: Përsëriteni rregullisht gjatë gjithë ditës një gjest të veçantë (psh duke parë orën). Pastaj pyetni veten intensivisht: "A jam duke ëndërruar" Pastaj ju përpiquni të fluturoni, të transformoheni, për të vepruar në mjedis. Por do të vijë një moment që ju të bëni të njëjtën gjë në ëndërr. Por në ëndërr dëshirat tuaja do të përmbushen. Ju pastaj do thërrisni: "Por unë jam duke ëndërruar!" Pra, ose ju të zgjoheni, ose ju do mund të veproni. Në fillim, do te zgjoheni shumë shpejt, pastaj duke mësuar më shumë do të qëndroni më gjatë. Para se të shkoni për të fjetur, ne duhet të mendojmë në atë që ne do të bëjmë në qoftë se arrijmë një ëndërr lu

A është miliarderi Rothschild, fajtor për zhdukjen e aeroplanit të Malajzisë?

                         Misteri rreth aeroplanit të zhdukur Malajzisë po rritet dita-ditës duke përfshirë edhe heshtjen misterioze. Ndërsa, spekulimet e fundit në qendër të vëmendjes kanë vënë miliarderin Jacob Rothschild. Edhe pse aktualisht pyetja kryesore është ku dhe si ra aeroplani, pak kush i kushton rëndësi asaj se kush fluturoi me të. Kur e shikon përbërjen e udhëtarëve, shihet se në mesin e udhëtarëve ishin 20 inxhinierë të kompanisë amerikane të teknologjisë, Freescale Semiconductor, i cili për 50 vite merret me mikroprocesorë, sensorë dhe teknologji tjera, transmeton Telegrafi. Një teori e re ndërlidhet me ata 20 inxhinierë dhe Jacob Rothschildin, i cili me vdekjen e tyre bëhet pronar i vetëm i patentës së mikroçipit KL-03, që thuhet se do të përdoret për luftë elektronike. Jacob Rothschild (77) është miliarder britanik, anëtar i dyshuar i masonerisë dhe lider sekret i botës. Disa media thonë se Rothschild e përdori kompaninë e Malajzisë për ta bërë kët

iPhone 6 vjen në dy madhësi ekranesh

                      Apple pritet të lansojë iPhone-in e saj më të ri në muajin shtator, i cili do të ketë rezolucion dhe ekran më të madh, thotë raporti më i ri i publikuar sot. Sipas raportit, Apple ka vendosur që ta rris ekranin pasi që është raportuar se ka pësuar humbje në shitje në raport me rivalin e saj, Samsung. Pajisja më e re, e cila pritet të quhet iPhone 6, do të vijë në dy versione, me ekran 4.7- ose 5.5-inç, që të dyja këto madhësi më të mëdha sesa paneli aktual 4-inçësh, shkruan e përditshmja e besueshme “Nikkei”, pa cituar burime. Kompania Apple me bazë në SHBA, ekranet e reja me rezolucion më të lartë do t’i porosis nga gjiganti japonez i elektronikës, Sharp, “Japan Display” dhe nga “LG Display” e Koresë së Jugut. Kujtojmë se Apple kishte lansuar iPhone 5 shtatorin e 2012-ës ndërsa versionet më të reja gjatë vitit të kaluar. Burimi: publiku.net

Analiza e romanit '' Vivaldi pa stinë '' nga Konstandin Dhamo

Analiza e romanit '' Vivaldi pa stinë '' nga Konstandin Dhamo Ky roman i shkrimtarit Konstandin Dhamo ka në qendër të subjektit të tij natyrën, ndërrimet e stinëve, për të dhënë sa më natyrshëm “poezinë” e jetës.  Si protagonistë të ngjarjeve, autori paraqet disa nxënës me fisnikërinë e tyre të shpirtit.  Ky libër mban shumë vlera, si, së pari: është rikrijimi i një atmosfere të bukur me pamje të qëndrueshme nga natyra jonë, si edhe njeriu, në këtë rast, nxënësit kundrejt saj, me dëshirën për të jetuar dhe gëzuar fëmijërinë dhe rininë e tyre që sapo nis. Së dyti, paraqitja e marrëdhënieve midis nxënësve në shkollë.  Përmendim këtu protagonistin që rrëfen dhe shokun e tij, Niku, me prirje për poezi; Vjollcën që nuk i përgjigjet këtij në ndjenjat; mësueset, sidomos ajo e matematikës, Viviana, me një shpirt poetik, që i do shumë nxënësit e saj etj.  Këto marrëdhënie janë përshkruar me ndjenjë të hollë në një rrëfim për natyrën dhe bukurinë e saj. Së treti, kët

Analiza e romanit “Meriyll” nga Viktor Canosinaj

                                          “ Meriyll ” është roman i llojit të problemeve shoqërore.  Ky roman trajton fatin e një vajze që humb nënën në moshën 13-vjeçare dhe mbi supet e saj të njoma bie barra e shtëpisë dhe e familjes.  Në këtë roman Viktor Canosinaj tregon jetën e trembëdhjetëvjeçares Meriyll .  Pasi e ëma e saj vdes, asaj i duhet të kujdeset për vëllezërit më të vegj ël dhe të merret me punët e shtëpisë.  Kur punët filluan të shkonin mirë, babai i saj humbet punën, ai bie në depresion dhe fillon të konsumoj alkoolin.  Familja mezi po mbijetonte dhe tashmë përgjegjësia për Meriyll ishte edhe më e madhe.  Ajo e vetme vendos të shkojë në Greqi, ku aty do të përballet me rrjetin e tmerrshëm të prostitucionit.  Vetëm me ndihmën dhe dashurinë e shokut të klasës Sidritit, Meriyll do të arrinte të kthehej pranë familjes së saj dhe të bënte një jetë norma le duke lënë pas të shkuarën. Mes Sidit dhe Meriyllit lindin ndjenjat e para të dashurisë.

Ana e mirë e një pikëllimi

Në rast vdekjeje mërzitemi e pikëllohemi, ngaqë humbim nga kjo botë më të dashurit tanë. Ndërsa përskaj kësaj duhet theksuar edhe anën e saj të mirë. Përmes vdekjes fitojmë një mësim shumë të dobishëm qysh në këtë botë. Ai është: “Kujdes derisa je gjallë, sepse domosdoshmërisht një ditë nga një i lëvizshëm do të shndërrohesh në njeri të palëvizshëm. Do të jesh vetëm me veprat tua, do të përballesh me pyetje nga më të vështirat, të cilat edhe ashtu i kanë përgjigjet para se ti të përgjigjesh. Veprat do të flasin përmes gjymtyreve tua, ndaj kujdes, sepse edhe frymën që je duke e marr menjëherë po e kthen, me këtë je duke dëshmuar se asgjë nuk është e jotja dhe si vallë ende ”! Burimi: Iljasa Salihu

Analiza e tregimit "Klithma" nga Anton Pashku

Analiza e tregimit " Klithma " Te tregimi " Klithma " mozaiku dhe detajet janë pak më të bollshme: terri, hëna, kreshta e malit, lumi; të gjitha të mbërthyera nga telat e heshtjes. Heshtin qyqja dhe bulku, ndërsa lart, i paarritshëm, ylli. Në këtë univers të ngujuar të acarit, shpërthen thekshëm klithja që çan hapësirën e tendosur nën ankthin e përgjithshëm. Dhe dëgjohet krrokama e korbit. Tundet gjithësia nga kjo klithje: paskësh ndodhur krimi! Hëna fshihet: të mos jetë dëshmitare. Hija e vdekjes e kaplon vendin (Truallin?)... Në të dyja rastet, data në fund të tekstit është jo vetëm çast i rëndësishëm, por, do të thoshim, përbërës i barabartë në shumësinë narrative. Bëhet fjalë për jehonën e aksionit famëkeq, tragjik për Kosovën dhe shqiptarët: aksionin e UDB-së për mbledhjen e armëve, një nga terroret më të egra që u pasua me disa qindra mijëra shqiptarë të shpërngulur me dhunë drejt Anadollit të Turqisë. Ky krim, duke u artikuluar si shqetësim i shkrimtar

Arkiva e postimeve shkurt 2014

Arkiva e postimeve shkurt 2014 Disa njerëz që humbën dashurinë dhe respektin nga ... Pse asnjëherë nuk bën gibet (përgojon) !? O Allah sa i mëshirshëm që je!... Shtetet diktatoriale dhe dentisti Ato të cilët të vlersojnë dhe të respektojnë kur p... Udhëzime për Mjekun Musliman - Shejh: Ibn Uthejmin... PESË NGA VEPRAT QË SHPËRBLEHEN ME XHENET Pse me ndërtu XHAMI ma mirë të ndërtojm Fabrikë! Aktiviteti humanitar... Ja se cila kategori pëllet kundër fesë Po të mos isha besimtar... Drejtësia e njëanshme është padrejtësi e shumanshm... Drejtësia e njëanshme është padrejtësi e shumanshm... Drejtësia e njëanshme është padrejtësi e shumanshm... Në vend të fjalisë a lutjes “Zoti i bekoftë shqipt... Fuqia e vetme e disa studentëve të sodit është... Njerëzit me pozitë më të lartë... Lexoj e habitem! Shark Bite: Hammerhead Bares Its Teeth For Diver's... Best Fails of the Week 3 February 2014 THIRRJA E ISAUT ALEJHI SELAM, PJ.1 - IRFAN SALIHU Një edukatë gjatë ushqimit Mos u shtyj me derrin n

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more