Unë sonte jam i befasuar për të mirë. Jam më i nxitur dhe më shpresues.
Shumësia dhe llojllojshmëria e njerëzve përgjatë përurimit të tri
librave të autorit Jusuf Zimeri, më dha shtytje për të ecur më me
vullnet udhës së diturisë. Madje sonte takova shumë miq, që vetëm
virtualisht qemë njohur. Nuk më gëzonin shumë kur më thoshin se shkruaj
mirë, por kur dëgjoja të më thonë se publikimet e tua me vëmendje i
ndjekim dhe i lexojmë. Kjo për mua ishte lumturim i vërtetë, ngaqë shoh
se mundi dhe përpjekja ime nuk shkon huq, ashtu siç mund të mendojmë
ndonjëherë përgjatë çasteve jo aq shpresuese. Faleminderit i nderuar
Jusuf për këtë mundësi takimi dhe krijimi të një atmosfere ku libri u vu
në krye të dhomës. Shoqërisë sonë përnjëmend i duhen këso takimesh dhe
organizimesh.
Burimi: Iljasa Salihu
Lexo edhe:
Burimi: Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: