Skip to main content

Shumë zhurmë për asgjë - William Shakespeare - Analiza


Komedia Shume zhurme për asgjë i përket periudhës së pjekurisë së Shekspirit dhe futet në llojin e komedisë së zakoneve, me subjekt satirik dhe problemor. Motivi në të cilin mbështet kjo komedi është i njohur që në Antikitet dhe rishfaqet në mjaft autore të kohës së Shekspirit : ai njihet si motivi i "kipcit" ose i ngatërresës që vjen si pasoje e ngjashmërisë fizike mes dy personazhesh të ndryshme. Në komedinë e Shekspirit "ipci" shkakton rënien në kurth të djaloshit, i cili mashtrohet nga një grua që për nga pamja ngjan si e dashura e tij. Fabula pastaj shtjellohet nga Shekspiri krejt lirshëm dhe në përshtatje me shijet e tij estetike. Dy djelmosha, Benedikti dhe Klaudi, ndodhen për vizite të guvernatori i Mesinës, princi Leonato që është babai i Heros dhe xhaxhai i Beatricës. Ndërsa Klaudi bie në dashuri me vajzën e guvernatorit dhe përgatitet të martohet me të, Benedikti dhe Beatricja nuk rreshtin se ngacmuari e se talluri me njeri-tjetrin, here më të mirë e herë më të keq. Miqtë e tyre vendosin t'u punojnë një rreng, në mënyre qe t'i bëjnë të bien në dashuri dhe këta të dy. Si të gjitha komeditë e Shekspirit, Shumë zhurme për asgjë është e mbushur me veprim dhe me të papritura, me kthesa të befta të subjektit. Ndryshe nga tragjedia, këtu të mirët shpërblehen kurse te ligjtë marrin ndëshkimin e merituar : ndërkohe dy çiftet vene kurore të lumtur, dy prishësit e kësaj feste ndëshkohen siç e meritojnë. Ama ndëshkohet gjithashtu edhe mendjelehtësia e Klaudit, i cili për një dyshim te çastit e flaku tutje si lecke të zgjedhuren e zemrës, për çka ai nuk e fitoi simpatinë e spektatorit. Tërheqes deri në fund mbeten "grindavecet" e lumtur Beatricja dhe Benedikti të cilët jo vetëm e mbushin me hare spektaklin me batutat e tyre të kripura, por tregojnë se në rast nevoje dinë të jenë serioze dhe të përkushtuar në miqësi, përderisa i dalin zot me të gjitha mjetet që kanë në dorë Heros së poshtëruar. Po prapë nuk duhet bërë shumë zhurme, se jeta kështu e ka : djemtë teveqele gjithmonë marrin vajzat më të mira. Ata jetuan te lumtur ne fundit mbeten gjithmone te qeshur.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more