Nuk mund të themi se e keqja nuk po përparon. Partia në pushtet që i mungon pushteti, por jo edhe vasaliteti, pastaj intelektualët e varur, me zgjuarsi të mprehtë po mëtojnë të na mashtrojnë. Në pamundësi të ndaljes së projekteve antishqiptare, ata këtyre projekteve po ia imagjinojnë (shtojnë) elementin shqiptar. Kaq, sa lehtë mbaroi çdo gjë. Në sajë të këtij botëkuptimi edhe vrasja e Harun Alit me shokë, enciklopedia, burgosjet me dhe pa fakte, rrahjet e nxënësve shqiptar etj, paskan qenë me elemente shqiptare. Përndryshe, po të mos ketë qenë i pranishëm elementi shqiptar në këto projekte, atëherë “patriotët” tanë me kohë do t’i kishin ndalur.
Burimi: Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: