Thonë se politikani duhet të jetë i ndershëm. Po të njëjtit njerëz pastaj thonë se nëse është politikan nuk mund të jetë i ndershëm! Nuk e di se përse këto dy fjalë të jenë zëvendësuese të njëra-tjetrës dhe jo plotësuese njëra për tjetrën? Kur do ta bashkohen këta që vetëm si të bashkuar mund të jenë në jetë? Ndershmëria është shpirti, kurse politikani është trupi. Është vërtetuar se po nuk e varrosëm kufomën, ajo do të kundërmojë erë shumë të rëndë. Prandaj, ti varrosim ata që u mungon ndershmëria-shpirti, sepse ata kanë vdekur. Të paktën t’i nderojmë me një varr të çelur prej varrmihësve të ndershëm!
Burimi: Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: