Skip to main content

Marrëdhëniet tona ndërnjerëzore janë pasqyrë dhe dëshmi e marrëdhënies sonë me Krijuesin tonë

Marrëdhëniet tona ndërnjerëzore janë pasqyrë dhe dëshmi e marrëdhënies sonë me Krijuesin tonë. Nuk mund të jetë lidhja e fortë me Krijuesin në prani të lidhjes shumë të dobët dhe hileqare me krijesat. Si mund t’i themi atij që shanë, përgojon, nënçmon, shpifë, grindet lehtë, shpërthen, gënjen dhe nuk bën vepra të mira se është duke e adhuruar si duhet Zotin. Ai vetëm është duke u vetëmashtruar dhe shtirë se është duke e adhuruar Zotin, sepse nuk mund ta adhurosh Krijuesin kur në anën tjetër hidhëron panevojshëm krijesat. Nuk mund të jesh rob i Zotit dhe njëkohësisht rob i njerëzve. Je duke gënjyer dhe dije se gënjeshtra nuk i ka hije besimtarit, madje aty ku është gënjeshtra nuk është besimtari. Sado të shohim koka të arrira dhe modele të zhvilluara, sërish roli i fesë në zhvillimin, gatimin dhe përgjithësisht në jetën tonë është i pazavendësueshëm. Që të jesh i lirë, duhet të mos jesh rob i njerëzve, por t’i shërbesh si është më së miri krijesave si rob i Zotit. Njeri i lirë është vetëm ai që ka pranuar nënshtrimin dhe përuljen para Zotit. Përndryshe nëse nuk i nënshtrohesh Zotit, atëherë njeriu është i prirë t’i nënshtrohet dikujt, sidomos njerëzve dhe dihet; ky nënshtrim prodhon një pafundësi nënçimesh dhe prapambetjesh.

Ky është koncepti, apo ajka e temës me titull “Adhurimi në funksion të edukimit”, që mbrëmë në godinën e FRI-së patëm rastin ta marrim prej ligjëruesit nga Presheva, sociologut dhe teologut, Mr. Nexhmedin Ademit!

Burimi: Iljasa Salihu
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more