Punëtorë të prodhimit të papunësisë janë elitat politike, pasojat e të cilëve njëherë për njëherë po i bartë një pjesë bukur e madhe e shoqërisë. Në pamundësi të kësaj bartjeje dhe shporrjes së kësaj elite prej pozitave të rëndësishme, shoqëria e shporri veten prej vendlindjes. Në gjithë këtë mishmash, nuk mund të thuash se fajtorë të vetëm janë elitat politike, por edhe ata që i sollën këto elita në pushtet, si dhe ata që në mungesë të guximit dhe gatishmërisë për t’u ballafaquar me të keqen, zgjodhën punën më të lehtë dhe njëherësh më të vështirë; mërgimin.
Burimi: Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: