Rexhep Qosja me të drejtë qenka tmerruar me Isën, mirëpo me pa të drejtë qenka tmerruar vetëm me Isën. Nuk mund ta kuptoj se si ka mundësi që një akademik të jetë kaq i anshëm. PDK-ja, BDI-ja dhe PS-ja janë të paprekshme dhe çdo veprim që ndërlidhet me këto parti është veprim që duhet heshtur dhe ndonjëherë duhet përkrahur e përshëndetur. Ndërsa çdo veprim i LDK-së duhet kritikuar, sepse vetë prania e qenësisë së LDK-së është një ogurzi. Kjo për mua është tmerr. Përfundimisht më jep të kuptoj se z. Qosja kurrë nuk ka mundur të largohet prej vargonjve të komunizmit. Vetëm komunistët i shikojnë kaq anshmërisht gjërat. Sikur edhe për fe të bëhej fjala, njeriu me të drejtë i kritikon pjesëtarët e atyre feve, veprimet e tyre që janë duke i bërë në emër të fesë dhe të mos flasim për pjesëtarët e partive apo ideologjive të ndryshme. Si mund të kapërdihet një Kadri, një Hashim, një Halit, që lëre se politikisht i pastruan shumë syresh, flitej edhe se shumë sosh i dërguan për në ahiret, por edhe ekonomikisht si të jenë grykor të papërmirësueshëm e vjelën Kosovën, vjelje kjo që si peshqesh ia solli problemin e Mitrovicës. Akademiku sërish hesht. Ai zgjohet prej Shpellës së Letargjisë vetëm kur është fjala për LDK-në. Tani unë me të drejtë shtroj një pyetje; po sikur të mos kishte ekzistuar fare LDK-ja, atëherë a do të ishte Rexhep Qosja ky që është sot? Ju lutem akademik, një herë nuk ju përgjigjët pyetjes sime, ta fala burrërisht, madje u përpoqa ta amortizoj këtë turp, por edhe unë jam njeri, nuk mund t’i fali disa gjëra të pafalshme!
Burimi: Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: