Shkencëtarët parashikojnë se sëmundja e diabetit do të jetë shkaku i shtatë kryesor i vdekjes në vitin 2030.
Kjo ndodh kur pankreasi nuk prodhon insulinë të mjaftueshme për të marrë sheqer jashtë qarkullimit të gjakut ose kur trupi nuk mund ta përdorë në mënyrë efektive insulinën që ajo prodhon.
Shkencëtarët pohojnë se dietat me bazë bimore përmirësojnë nivelin e sheqerit në gjak, duke ndikuar pozitivisht tek të prekurit nga diabeti.
Kalimi në një diete vegjetariane mund t’ju ndihmojë të kuroni apo të mbani larg diabetin. Miliona njerëz përpiqen të luftojnë këtë sëmundje vrasëse, duke i qendruar larg konsumimit të mishit.
Studiuesit theksojnë se yndyrnat shtazore mund të ndihmojnë për të kuruar gjendjen e pacientit. Ndryshimet në dietë mund të përdoren si një trajtim alternativ për diabetin e tipit 2.
Një analizë e studimeve të mëparshme zbuloi se dieta vegjetariane, ndihmon për të përmirësuar ndjeshmërinë e insulinës. Për njerëzit më diabet të lartë rreziqet janë dhe më të mëdha, të cilat lidhen me dëmet nervore, problemet e syrit dhe sëmundjet e zemrës.
Individët të cilët janë me sëmundje të diabetit nuk duhet të konsumojnë në mënyrë absolute produktet e mishit, pasi kanë nivel të lartë yndyrnash.
Dr. Neal Barnard, i Universitetit George Washington, të Shkencave të Mjkësisë dhe Shëndetit këshillon se është më e lehtë të ndiqet një dietë me bazë bimore se sa kura me ilaçe. Me një dietë bimore mund të kuroni sëmundjen tuaj një herë e përgjithmonë. “Efektet anësore” të kësaj diete janë të dobishme, pasi njerëzit humbasin peshë, tensioni i gjakut përmirësohet dhe nivelet e kolesterolit pësojnë rënie. Por ajo ç’ka është më e rëndësishmja sipas tij është heqja dorë nga rutina e lodhshme e ilaçeve, si dhe nga injektimi i insulinës.
Sipas Organizatës Botërore të Mjekësisë në të gjithë botën janë 347.000.000 njerëz të prekur nga diabeti.
loading...
Lexo edhe: