Ata që për 20 vjet radhazi, apo edhe pak më pak se numri i këtyre
viteve, me fanatizëm e përkrahën dhe e lartësuan Menduh Thaçin,
moralisht duhet të tërhiqen përgjithmonë prej politikës. Një njeri
normal do ta vëreje me kohë të keqen që fshihej brenda dhe jashtë z.
Thaçit. Ai si i tillë nuk u bë sot, por ai, madje edhe më i vrazhdë
ishte më herët. Kurse sot po ata që e ujitën këtë lule, duan të
paraqiten lule në kopshtin e këtij populli. Ndërsa kalimi i
funksionarëve të dikurshëm dhe të
tanishëm nga një parti në tjetrën, duke synuar edhe më tej pozita të
lartë, nuk është gjë tjetër pos një hipokrizi e hapur, që tashmë edhe
daltonistët këtë gjë e shohin. Madje ky veprim është edhe një njollë për
subjektet politike që ata synojnë të vënë gisht dhe dorë. E mira e
këtyre njerëzve do të ishte që ata të bëhen vetëm votues të atyre që
janë më të mirë, apo më pak të këqinj dhe asgjë tjetër, ngaqë të keqen
nuk qenë në gjendje ta parandalojnë me kohë që sot të paraqiten pararojë
e së mirës!
Burimi: Iljasa Salihu
Lexo edhe:
Burimi: Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: