Thuajse është punë koti ta thuash fjalën e drejtë në kohën kur të ikën
mundësia për t’ia bërë ndonjë të mirë dikujt. Sa njerëz, tashmë buzë
plakjes, i shoh t’i thonë fjalët e drejta në kohën kur as nipërit e tyre
tashmë nuk i marrin seriozisht ato fjalë. Ata në kohën kur duhej thënë
fjalët që sot i thonë, pikërisht atë kohë heshtnin si të ishin memecë,
sepse çdo fjalë për të mirën e shoqërisë, mund ta privonte atë prej
privilegjeve të shumta. Kështu që, më vjen mirë për një plak që kishte
hequr dorë prej kurvërisë, por aspak nuk më erdhi mirë kur mora vesh se
ai kishte hequr dorë prej kësaj dukurie të shëmtuar, vetëm pasi potenca
seksuale kishte hequr dorë prej këtij plakushi!
Burimi: Iljasa Salihu
Lexo edhe:
Burimi: Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: