Skip to main content

Mandarina për shëndetin dhe bukurinë tuaj

Citruset (agrumet) janë familja e frutave që kontribuojnë për shëndet më të mirë, freskinë e trupit dhe bukurinë e tij në shkëlqim të plotë. Ndër ciruset më të njohura mjaft të pasura me vitamine, minerale të ndryshme janë portokalli, limoni, mandarina dhe të tjera. Lëngu i mandarinës ka kalcium, kalium, magnez, fosfor, hekur, zink, bakër si dhe disa anti-oksidues dhe disa tjera materie kimike bimore.

Për nga përmbajta mandarina është deri diku e ngjashme me portokallin. Përderisa 100 gram mandarine përmbajnë 30 mg vitaminë C, 100 gram portokall përmban 50 mg vitaminë C. Përveç vitaminës C, 100 gram mandarina ka 160 mg kalium i cili luan rol në punën e mirë të zemrës, pastaj vitaminat e grupit B, minerale, kalcium, magnez, zink etj.

Në përgjithësi, këto fruta kanë vlera të vogla energjetike. 100 gram mandarina na japin vetëm 34 kilo kalori. Mandarina është e pasur me fibra të cilat e ndihmojnë procesin e tretjes. Materiet kimike më të rëndësishme të mandarinës janë flavonoidet dhe terrenet, si dhe ksantofili që i jep mandarinës ngjyrën e portokalltë. Ky frutë në vete përmban beta-karotine, të cilat gjatë shpërbërjes në organizimin e gjitarëve ndihmojnë në sintezën e vitaminës A e cila ndihmon për shikim (sy) si dhe lëkurë të butë.

Koktej nga lëngu i mandarinës për mëngjes të mirë

Lëngu i shtrydhur nga 100 gram mandarina përmban 160 mg kalium, 18 mg kalcium, 8 mg magnez, 14 mg fosfor, pastaj hekur, zink, bakër si dhe materie fito-kimike anti-oksiduese. Nëse keni përjetuar javë stresuese, nuk jeni ushqyer në rregull apo keni probleme me tretje të ushqimit, një de-toksifikim i organizmit me aromë të mandarinës do t’ju ndihmoj shumë. Ne ju propozojmë që gjatë vikendit, që nga mëngjesi i së shtunës, së dielës dhe të hënën, të pini këtë koktej dhe do të jeni të gatshëm dhe dinamik për javën e re. Koktejin e përgatitni si vijon:

Merrni 2 mandarina, 2 portokaj, gjysmë limoni dhe disa gjethe të freskët të mentës.
Mandarinat, portokajtë dhe limonin e qëruar, së bashku me gjethet e freskët të mentës ndrydhni mirë. Nëse nuk keni mentë të freskët, lëngut mund t’i shtoni 50 ml çaj të ftohur nga menta. Pa frikë se do të shtoni në peshë, ju mund të pini këtë koktej apo dhe të hani mandarina të freskëta, të cilat njëherazi do ta ushqejnë trupin tuaj me materie shumë të domosdoshme ushqimore.

Lëvoret e mandarinës, nuk është patjetër ti hidhni. Ato mund t’i lani me ujë, dhe t’i thani në ndonjë vend të mbrojtur nga pluhuri. Lëvorja e mandarinës, si dhe e portokallit dhe limonit, përmbajnë vajra eterik. Ato mund të përdoren si shtesa për kulaçe, komplote, çaje madje edhe si shtesa për banjë mjekuese. Nëse dëshironi të çliroheni në banjë mjekuese për lëkurë të freskët dhe të pastër, apo kundër pagjumësisë, vaji eterik nga lëvorja e mandarinës është jashtëzakonisht e mirë dhe vepron edhe si antiseptik. Banjën aromatike mjekuese e përgatitni duke i vendosur në ujë të ngrohtë lëvoret e thara dhe të njoma të mandarinës.
Përndryshe në restauronte të ndryshme, lëvorja e mandarinës përdoret edhe si pjesë përbërëse e sallatave dhe gjellëve të ndryshme.




Burimi: Mjellma
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more