Skip to main content

Duhanpirja, shkaktari madhor i kancerit në botë

                           

Duhanpirja vret duke shkaktuar një sërë sëmundjesh respiratore, kardiake dhe malinje. Nëse kjo tendencë e fundit vazhdon, shkencëtarët mendojnë që duhani do të vrasë rreth 1 bilion njerëz në shekullin e 21. Duhanpirja shkakton mbi 1/4 e vdekjeve nga kanceri në vendet e zhvilluara dhe afërsisht 1 në 5 rastet e diagnostikuara me kancer ka si shkaktar madhor duhanpirjen. Duhanpirja rrit shumë riskun e kancerit të mushkërive Për herë të parë, në 1950 u zbulua se pirja e duhanit mund të shkaktojë kancer të mushkërive. Nga ky studim rezultoi se personat të cilët pinë 15-24 cigare në ditë e kanë 26 herë më të lartë riskun për t'u diagnostikuar me kancer të mushkërive gjatë jetës së tyre krahasuar me joduhanpirësit. Sipas një studimi të vitit 2011 rezultoi se në 5 persona me kancer të mushkërive të diagnostikuar kishin si shkaktar duhanpirjen.

Personat me riskun më të lartë për kancer të mushkërive janë ata të cilët:

•Pinë shumë cigare në ditë

•Janë duhanpirës, për një kohë të gjatë

•Fillojnë duhanpirjen në moshë të re

Nuk mund të llogaritet me saktësi risku që ka një person për t'u diagnostikuar me kancer të mushkërive, por studimet kanë treguar se risku i kancerit të mushkërive është më i madh tek personat që pijnë më shumë cigare në një periudhë më të gjatë kohore. Kohëzgjatja e duhanpirjes duket të jetë më i rëndësishmi nga këta dy faktorë. Sipas një studimi të realizuar për duhanpirjen në disa doktorë anglezë u zbulua se personat të cilët kanë pirë duhan mbi 45 vite e kanë 100 herë më të lartë riskun e kancerit të mushkërive, sesa tek ata të cilët e kanë pirë për 15 vite, pavarësisht nëse kanë pirë më pak apo më shumë cigare në ditë. Edhe duhanpirja jo e rregullt, apo në sasi të pakët mund të rrisë riskun për kancer. Duhanpirja në moshë të re e rrit riskun për kancer dhe më shumë pasi është parë se duhanpirësit e rinj janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj dëmtimit të AND-së së shkaktuar nga kimikatet e tymit të cigares.

Duhanpirja rrit gjithashtu riskun për kancer të fshikëzës së urinës, cerviksit, veshkës, laringut, faringut, hundës, gojës, ezofagut, pankreasit, stomaku, të mëlçisë dhe disa lloje të leuçemive. Jo të gjithë duhanpirësit diagnostikohen me kancer. Pse? Ju mund të njihni shumë njerëz që kanë qënë duhanpirës gjatë gjithë jetës së tyre dhe kanë jetuar gjatë e pa u diagnostikuar me asnjë prej sëmundjeve të përmendura me sipër. Ose ju mund të njihni njerëz të diagnostikuar me kancer por që nuk kanë qënë duhanpirës. A janë këta tregues se duhanpirja nuk shkakton kancer? Kjo nuk është aspak e vërtetë. Mbas shumë kërkimesh kanë provuar tashmë se duhanpirja shkakton kancer. Por kjo nuk do të thotë që të gjithë duhanpirësit do të diagnostikohen me kancer, ose që të gjithë ata që nuk janë duhanpirës janë të paprekshëm nga kanceri. Kjo do të thotë se kanceri është një sëmundje multifaktoriale dhe duke qënë duhanpirës ne shtojmë në mënyrë të vetëdijshme riskun për të patur kancer në krahasim me një joduhanpirës. Të ndalosh duhanin mund të reduktojë riskun tënd Një numër i madh studimesh kanë treguar se të ndalosh duhanin mund të reduktojë shumë riskun e sëmundjeve malinje të shkaktuar nga ai.

Megjithatë nuk është kurrë tepër vonë për ta lënë. Një studim zbuloi se personat që e lenë duhanin tek të 60-at mund të gëzojnë përfitime të shëndetshme dhe të fitojnë vite të vlefshme jete. Duhanpirja ” pasive” shkakton gjithashtu kancer dhe vret mijëra njerëz çdo vit Shumë studime kanë treguar që të thithësh tymin e duhanit të personave të tjerë shkakton kancer tek joduhanpirësit. Një studim analizoi 55 raste nga e gjithë bota dhe zbuloi që çiftet që pinë duhan në shtëpi kanë 27% risk më të lartë për kancer të mushkërive.

Një rivlerësim i 22 rasteve zbuloi që personat e ekspozuara ndaj duhanpirjes pasive në vendet e punës kanë 24% risk më të lartë për kancer të mushkërive. Fëmijët janë veçanërisht në rrezik ndaj duhanpirjes pasive Fëmijët janë veçanërisht në rrezik sepse ato marrin frymë më shpejt se të rriturit dhe e kanë të pazhvilluar sistemin imunitar. Një studim i mbi 300 000 personave zbuloi se fëmijët, të cilët ishin të ekspozuar shpesh ndaj tymit të cigares në shtëpi kishin një risk më të lartë për kancer të mushkërive se sa të rriturit. Kështu u vu re se fëmijët që rriten në një shtëpi ku të dy prindërit pinë duhan kanë 72% risk më të lartë për sëmundje të mushkërive.



Burimi: Indeks Online
 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more