Skip to main content

Çka është Hidrocefalusi?

Hidrocefalusi është një dilatim i hapësirave të brendshme dhe nganjëherë të jashtme të lengut cerebrospinal.

Hidrocefalusi i brendshëm (rritje e ventrikujve): obstruktiv, komunikativ dhe malabsorbues (subtip i llojit komunikativ si pasojë e pengesës në absorbim të lëngut cerebrospinal p.sh. te adhesioni i cisternave apo disfunksioni i granulacioneve paccioniane

Hidrocefalusi i jashtëm (rritja e hapësirën subarahinoidale mbi cerebrum dhe/cisterna)

Hidrocefalusi i brendshëm dhe jashtëm

Hidrocefalusi ex vacuo (hidrocefalusi i brendshëm dhe jashtëm sekondar si pasojë e atrofisë së trurit)

Lloji më i shpeshtë i hidrocefalusit në fëmijëri është aj oklusiv nga glioza, stenoza ose malformacioni i akueduktit ose malformacioni Arnold-Chiari me çrregullim në dalje të dalje të qarkullimit përmes foramina Luschka dhe Magendie.

Shenja klinike më e rëndësishme është rritja abnormale e kokës, e cila mund të vërehet qysh në echo prenatale ose pas lindjës dhe e cila progredon me kohë.

Protrusioni i ashtit frontal dhe depresioni i pllakës orbitale bëjnë që pjesa e sipërme e sklerës të duket, përderisa pjesa e poshtme e irisit fundoset pas palpebrës së poshtme, shenja e ashtuquajtur “perëndimi i diellit” (“settingsun- sign”).

Testet esenciale janë CT dhe/ose RM. Terapia nëse është e nevojshme është implantimi i një shanti ventrikulo-peritoneal ose ventrikulo-atrial.

Tek hidrocefalusi komunikans kemi mosbalancim në mes produkcionit dhe resorbcionit të likuorit.

Pengesa në resorpcion mund të jetë si pasojë e një meningjiti ose gjakderdhje të kaluar, por më shpesh shfaqen në mënyrë spontane degjenerative në moshë të shtyer.


Pasqyrja klinike karakterizohet me një triadë të përbërë nga demenca progresive, apraxi e hecjës dhe pengesa në zbrazje të vezikës urinare. Psikopatologjikisht shfaqen apatia, ngadalësimi psikomotor, pengesa në mbamendje dhe koncentrim si dhe humbje interesi. Funksioni i duarve dhe krahëve është intakt (“lower-body-parkinson”).

Me punksion lumbal dhe largim të 30-40ml lëng cerebrospinaë përmirësohen dukshëm simptomet.

Varësisht se sa shpejtë kthehen simptomet mund të bëhet punksioni çdo 3-4 muaj ose mund të vendosët shanti ventrikulo-atrial ose lumbo-peritoneal.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more