Mendu Thaçi në kohën kur duhej të merrej me Nikolla Gruevskin ai merrej me Ali Ahmetin. Pastaj në kohën kur duhej të merrej me Ali Ahmetin ai merrej dhe ende po merret me tradhëtarët e brendshëm të PDSH-së. Si ka mundësi që kjo parti të merret gjithmonë me tradhëtarët e brendshëm? A vetëm në këtë parti paskemi tradhëtar të brendshëm dhe shërbëtor të partive tjera, duke harruar se shërbëtori mund të jetë pikërisht ai që me aq lehtësi u thotë njerëzve spiun, tradhëtar dhe njerëz të mirë, kuptohet për këtë të fundit derisa nuk e braktisin PDSH-në.
Fatkeqësisht, shihet se skena politike shqiptare nuk ka parti opozitare dhe të gjithë ata që janë rreshtuar me fanatizëm në gjirin e kësaj partie janë për tu dhimbsur, sepse me pavetëdije janë duke i shërbyer falas një kompanie private duke u flijuar vetë ata. Kur PDSH-ja kërkoi zgjedhje të parakohshme, siç rëndom kërkojnë partitë opozitare? Kur PDSH-ja protestoi në rrugë apo para qeverie për një parregullësi a për një diskriminim? Nuk mjafton vetëm zëri kumbues i Orhan Ibrahimit! Ku keni parë që partia në pushtet, BDI të kërkon zgjedhje të parakohshme? Kjo i bie se BDI-ja është edhe në opozitë edhe në pushtet.
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: