Primitivizëm i pashoq është të hidhërohesh me shokun dhe me mikun për
një pikëpamje partiake. Këta që hidhërohen kanë harruar se partia është
thjesht një grup interesi, ajo është mjeti dhe nuk është qëllimi! Jeta
është shumë më e gjerë dhe tejet më kuptimplote sa t'i gjykojmë njerëzit
si njerëz të mirë apo si njerëz të këqinj në saje të përkatësisë
partiake. Unë kam miq që janë në RDK, në BDI e në PDSH, por të gjithë
këta janë vëllezërit e mi që flasim të njëjtën gjuhë, ndajmë
të njëjtin dert historik e të tanishëm dhe adhurojmë vetëm Zotin. Nëse
me këta nuk pajtohemi në ndonjë hollësirë, unë atyre i dhuroj këshilla
dhe njashtu prej tyre pranoj këshilla. Nuk e djegi jorganin për një
plesh, por pleshtin e hedhi jashtë. Mulla Jakupi, Zoti e mëshiroftë,
thoshte: "Nëse gruaja flet shumë, ajo t'i pjek buktë mirë, ta pastron
oborrin e t'i edukon fëmijët si është më së miri, ndaj si ta gjykojmë
atë për të keqe vetëm për një segment jo të mirë dhe në anën tjetër t'ia
harrojmë të mirat e shumta"!
Burimi:Iljasa Salihu
Lexo edhe:
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: