Të gëzohesh për një copë asfalt të shtruar do të thotë të lumturohesh për një gjë themelore të munguar kaherë. Mirë që aty-këtu kanë filluar të shtrojnë ndonjë copë asfalt, edhe pse ka shumë rrugë kryesore të cilët ende janë me asfaltin e 72-shit. Por të nderuar, të keni kujdes në mburrje, mos harroni se të tjerët, jo vetëm jashtë Maqedonisë, por edhe brenda këtij shteti, qëmoti e kanë harruar punën e asfaltit, madje as që e fusin në mesin e gjërave që në rast shtrimi dikush paska nevojë të krenohet sa nuk bëhet. Mos harroni se sot është në përdorim "microsoft word 2013" ndërsa mos na mbysni me krekosje se na e sollët "microsoft word 1993".
Të paktën të keni ndjesi për mungesat dhe vuajtjet tonë të kahershme!
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: