Tetë rroga i hyjnë për një muaj. Çdo muaj! Shumë vite radhazi kështu i rrjedh uji. Gjysëm ditë është i lirë. Tetë orë gjumë i bën. Ka kohë të mjaftueshme për të pirë kafe. Nuk paguan as kafe dhe as ushqim. Mjafton nënshtrimi, më falni, nënshkrimi si mjet pagese.
Ndërsa shumë bashkëkombas të tij, ndoshta shumë më shumë se ky të arsimuar, të paktën një rrogë të plotë nuk e kanë. Tërë ditën nuk mund të bëhet rehat edhe pse përpiqet për të punuar. Gjumin nuk mund ta bëjnë si duhet si rrjedhojë e shqetësimeve të ditës. Pastaj sërish ky me bjeshkë rrogash dhe me kohë të lirë, ka fytyrë t’i flet për moral këtyre që përpëliten sa andej e sa këndej për ta siguruar kafshatën e gojës!
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: