Skip to main content

Paaftësia dhe amullia kur merren si merita të vetme!



Sërish ai dhe ky deputet. Të njëjtit fytyra me të njëjtat mend. Ata që flisnin në heshtje në kohën kur duhej bëzajtur aq fortë, sa edhe malet duheshin dridhur, tani po na trokasin nëpër dyer sikur të jenë lypësa mielli.

Ky që macën nuk mbërriti ta largonte prej përsheshit dhe në saje të kësaj pamundësie tha se është mirë t’i ushqesh macat, sërish kërkoi takim me mua, ndërsa pikërisht tani unë nuk dua të takohem me këtë, ngase është muaji im, edhe pse i vetëm përgjatë katër viteve.

Ky që fliste shpesh në celular, jo pse kërkohej shumë prej njerëzve edhe pse njerezit paraprakisht kishin kërkuar shumë punë prej tij, por sepse vetë sajonte asi lloj gjestesh sa për tu dukur se dikush po e kërkon, me këtë të duket i rëndësishëm në sytë tanë.

Të rikandidohesh për deputet a për ndonjë funksion tjeter me peshë, do të thotë të kishe punuar goxha shumë, ndërsa ne pyesim të paktën se përse pak nuk punoj për këtë shoqëri e për këto komuna, madje nëse nuk pati mundësi t’i lëvizte shkëmbinjtë, përse të paktën një guralec nuk e hoqi prej rruge, në mos për diçka tjetër, të paktën për t’ia dhuruar kështu mbretërisë së milingonave këtë guralec, ndoshta nesër i duhet për tu mbrojtur prej këmbës së njeriut, këmbë kjo që shkelë edhe njerëz të pafajshëm!


Burimi: Iljasa Salihu
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more