Në vjeshtë të vitit 1996, edhe pse Fondi Monetar Ndërkombëtar i paralajmëroi autoritetet shqiptare në Shqipëri për ekzistencën dhe rrezikshmërinë e lartë të skemave piramidale, që do ta kishin për ekonominë dhe sigurinë e shtetit, ishin pikërisht politikanët e korruptuar me shpirt të mbyllur hermetikisht prej rrezeve të ndershmërisë, që nuk i morën parasysh këto paralajmërime të FMN-së, duke e zhytur pastaj vendin në vitin 1997 në trazira të ngjeshura dhe me pasoja tejet të rënda për njerëzit dhe për vendin!
Ndërsa sot në gazetë lexova se FMN-ja e paska paralajmëruar Maqedoninë, gjegjësisht Bankën Qendërore të Maqedonisë për rrezikun e borxhit publik (41 për qind është borxhi i saj dhe në vitin 2018 pritet të jetë 49 për qind prej Prodhimit të Përgjithshëm Vendor), ndërsa guvernatori i kësaj banke qenka shprehur se FMN-ja ka ngatërruar metodologjinë e përllogaritjes së këtij borxhi.
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: