Fisnik Ismaili është bërë asamblist në Prishtinë por gjuha i ka mbetur e njëjtë. Ai ka bërë një postim sot në Facebook dhe nuk ka lënë pa thënë ‘të zakonshmet’ e tij, për kryeministrin Hashim Thaçi.
Ai, si transmeton reporteri, e ka bërë këtë pasi ka postuar një video ku shihet se veturat e Qeverisë, që shkonin për homazhe tek shtatorja e Zahir Pajazitit kanë hyrë në shesh, e që thuhet se është e ndaluar.
“Çka m… po të duket vetja, bre zdral i fëlliqtë, që shkon me ba homazh duke u rrasë në shesh me veturë, pa kurrfarë respekti as për qytetin, as për qytetarin, as për heroin e kombit? Phuuuu, po farë e fëlliqtë kishe qenë. Deri dje s’ke dijtë me e nxjerrë gishtin prej hunde, bre mut, e sot ke gjetë me jetue n’lluks, në llogari të skamnorëve, bre përrç insan”, ka shkruar ai në profilin e tij.
Edhe Yll Hoxha, një zyrtar tjetër nga radhët e VV, ka reaguar në facebook, ndaj gjestit të Kryeministrit, duke ju referuar këtij të fundit “si shkelës rendi”:
“Kryeministri i Kosoves sot shkeli rendin në sheshin e Prishtinës duke u futur me makinë në të. Detajet flasin shumë për njeriun”,ka thënë Hoxha.
loading...
Lexo edhe: