Sa e dhimbshme është kjo natë, e sa për tu dhimbsur është ky popull, i cili pretendon se me solidaritetin e tij duhet të krenohet. Vallahi, brenda 30 minutave kemi dëgjuar miliona euro duke u djegur pa e ditur fare arsyen, e nuk e kanë menduar në asnjë çast se ka në mesin e tyre edhe të pastrehë edhe të uritur, të cilët me siguri mërziten dhe nuk kanë çka iu ofrojnë fëmijëve të tyre, e dëgjojnë jashtë që milionat po digjen, ndoshta edhe pyesin "a nuk e keni pa të arsyeshme që se paku këto të holla që po i digjni të na i dhuroni". Turp që gjithnjë e fajësojnë udhëheqesinë e tyre për harxhime të kota, e absolutisht të njejtë janë si ata, vetëm se pozitën nuk e kanë të tyre. Kjo natë e dëshmon këtë. Vallahi një ditë do të mirreni në përgjegjësi për këtë marri që po e bëni. Allahu e drejtoft këtë popull!
Burimi:Enis Presheva
loading...
Lexo edhe: