Unë ndonjëherë lexoj edhe gjëra jo të mira, duke pasur për qëllim mbrojtjen e atyre që nuk lexojnë sa duhet. Kurse gjatë leximit të këtyre veprave unë lus Zotin për mbrojtje, si dhe kam një ndjesi se po eci në fijen e hollë të perit.
Më dhimbset ajo kohë kur lexoj ndonjë roman me kopertina të bukura e gjoja domethënëse, në vargjet e të cilit lexoj dashuriçkat e vetë autorit të romanit, dashuriçka këto që përkojnë si me gruan e tij, ashtu edhe me mësymjet jashtë avllisë së oborrit të tij. Aty mund të shihni se si tradhëtohet gruaja në forma të ndryshme, si ëmbëlsohet dashuria haram përmes fjalëve të bukura që i përdorë romancieri.
Fatkeqësisht, lloji i këtyre romaneve ka treg të gjerë e financohet prej Ministrisë së Kulturës, shoqatave të ndryshme joqeveritare e prej ndërmarrjeve private. Ndërsa romanet që i kundërvihen kësaj mendësie të mykur, të cilët janë të paktë, nuk kanë treg sa duhet dhe financimi i tyre kryesisht bëhet prej vetë autorëve, kuptohet me ndonjë përjashtim të vogël. Ja pra edhe një argument se përse vlerat morale po shemben si kullë rëre!
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: