Shqipëria do ta ndalojë gjuetin për dy vjet, duke pasur për qëllim ruajtjen e faunës së egër në vend. Gjithashtu, Shqipëria do ta ndalojë bixhozin, duke pasur për qëllim ruajtjen e njerëzve prej shndërrimit në faunë të butë.
Ndërsa fatkeqësisht, Shqipëria shihet se edhe më tej do të ketë një shtet brenda shtetit që quhet Lazarat. Ky fshat i “varfër” është bërë arë dhe shtrat i njëmend i prodhimit të marijuanës. Në këtë vend prodhohen rreth 900 ton marijuanë në vit. Kjo kap nje vlerë prej 6 miliardë dollarë, gati një e treta e ekonomisë shqiptare.
Ndoshta shteti mendimin dhe vërdallisjen e gjatë për të ndërhyrë në këtë “ndërmarrje vdekjeprurëse” e shfrytëzon për mbushje të disa vrimave buxhetore, përndryshe as një sekondë për mosndërhyrjeje nuk do t’i arsyetohet, fundja le t’i shpalle luftë këtij fshati me 2 mijë banor.
Pas kësaj kundërthënie, vallë sa ka kuptim përkujdesja ndaj faunës së egër e të butë, kur dihet mirëfilli se përmes kësaj veprimtarie kriminale në Lazarat po mundësohet shkatërrimi i shumë njerëzve përmes kultivimit dhe shitjes së bimëve narkotike?
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: