E kishte pamundësuar një fejesë vetëm pse kishte dëgjuar se gjyshi i djalit kishte vjedhur dikur shalqinj nëpër fushat e fshatit. Pas pak të njëjtën vajzë e kërkojnë për djalë të një politikani, djalë ky i pasur, që trashëgonte një pasuri të paparë prej të atit. Babai musteqak e kishte dhënë vajzën, ngase gjyshi i këtij nuk kishte vjedhur asgjë në katund, ndërsa i gjori kishte harruar të pyet për pasurinë e të atit.
Ai nuk kishte vjedhur shalqinj, por ia kishte vjedhur lumturinë një pjesës dërrmuese të popullit, kishte kultivuar lypësa nëpër rrugë e kishte hëngër me qindra kilometra asfalt.
Këtë dukuri e kam vërejtur gjithandej, krenohen për miqësim me politikan të pasur, edhe pse po këta burra në saje të ndonjë imtësie të parregullt pamundësojnë kurorëzimin e një çifti, vlefshmëri kjo vetëm për familjet jashtë politikës.
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: