Kur Ibrahimin alejhi selam babai i tij e pyeti se kush i kishte rrëzuar idhujt, ai qe përgjigjur: pyeteni këtë të madhin që qëllimisht nuk e kishin rrëzuar!
Tani që askush nuk e di se kush e solli Car Dushanin në Shkup, mbase as lejleku për një gjë të tillë nuk është në dijeni, ndoshta Konstandini i ngritur prej varrit, vëllai i Doruntinës e ka sjelluar, ku e dimë ne, porse sigurisht se askush ende nuk e di se kush e solli saktësisht Dushmanin, edhe pse ai u soll aty publikisht.
Mirë kishte qenë ta pyesim vetë Carin se kush e solli atë në Shkup? Madje nëse edhe ky nuk përgjigjet dot, atëherë duhet hequr dorë prej përpjekjes rreth asaj se kush e solli, porse tani duhet të interesohemi se kur do të hiqet, nismë që kjo do të ishte si fillim i shkërmoqjes së "Shkupit 2014" si dhe prej kujt do të shporret për në koshin e plehrave?
Burimi:Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: