Në disa qytet të Kosovës, disa fituan përkrahjen e popullit për udhëheqjet komunale, disa prej tyre e morën teposhtën.
Mirë boll, se disa prej humbësve e patën trashë zullumin kundër Islamit, xhamisë e shamisë. Sigurisht që ja vlen mu gëzuar për këtë hesap, që qytetarët ia treguan vendin disave.
A je vlen mu gëzuar për humbësit personalisht mendoj që po. Lexova një fjali të bukur të një profesori të nderuar, ku bëri një koment: “mbase mund të ketë mbështetje gëzimi ynë në suren 'Erruum'”.
Mu g’zu po e mu shastisë jo.
U gëzova për këta që morën tatëpjetën, e të shohim se çka do të ndodhë me këta që morën përpjetën.
E të shohim, për këta që dot vinë, çka do të bëjnë. E si do të na respektojnë Islamin, xhaminë dhe shaminë. T’ja shohim marifetin.
Sigurisht që nëse ndjekin rrugën e këtyre të “tatëpjetëve” do ta kenë po të njëjtin përfundim. Tani le të marrin mësim.
Burimi:Ulvi Fejzullahu
loading...
Lexo edhe: