Skip to main content

Lum për atë që është i matur edhe përgjatë gëzimit!



Si është populli! Për çdo fitore të kandidatëve “të virgjër” në politikë gëzohet së tepërmi. Ndoshta kjo vjen si rrjedhojë e urrejtjes së tepërt të atyre që ishin vjetëruar e shkallmuar në pushtet. Kjo më duket sikur rasti i atij shoku që të do shumë vetëm se e urren shumë një shok tjetër!

Nëpër inçizime shohim se shqiptarët jashtëmase ishin gëzuar me ardhjen e Enver Hoxhës në pushtet në vitin 1944. Pastaj ngjashëm u gëzuan kur ra regjimi i tij në vitin 1990. Kam parë se shqiptarët ishin galduar si fëmijët për bajram kur Sali Berisha e mori në dorë pushtetin në vitin 1990. Ngjashëm pashë të hidhëruar ngjashëm kur prindi nuk i blenë rroba fëmijve për bajram me rastin e ramjes së Sali Berishës përfundimisht prej pushtetit në vitin 2013. Njëlloj rrodhi edhe me Ibrahim Rugovën, Ramush Haradinajn, Ali Ahmetin e Riza Halimin, ndaj ja pse unë nuk harlisem së gëzuari, ose të paktën druaj të gëzohem shumë me fitoren e Shpend Ahmetit, edhe pse kam shpresa të mëdha se ky do të punoj, qoftë pak, sepse fajkuan e ka sipër tij, por ajo e paktë shpresoj se do të jetë me nder.

Unë më herët pata shkruar se nuk gëzohem shumë për asgjë, jo pse nuk dua, por sepse kam kuptuar se hidhërimi më i papërballueshëm rrjedhë pas gëzimit të harbueshëm!

  
Iljasa Salihu
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more