Sa profesorë shesin mend me para nëpër fakultete të ndryshme dhe sa prej tyre njëherë të paktën morën guximin ta shprehin mendimin haptas për bjeshkën e telasheve, duke pasur për qëllim qartësimin e malit të panjohurave që po mbretërojnë në mjedisin e shoqërisë sonë.
Nëse këta heshtin, atëherë të mos i quajnë zdërranik të rryer ata që morën guxim të flasin dhe shkruajnë haptas për problemet e përgjithshme, të cilët gjoja po flitkan sa për tu dukur.
Këta kurrë nuk mund të jenë intelektual, përderisa flasin vetëm aty ku paguhen, të cilët ngritja e zërit i trishton, sepse mund t'i hidhërojnë ata që ia mundësuan atë vend pune me shumë privilegje, porse sot i shoqëruar me shumë turpe!
Burimi :Iljasa Salihu
loading...
Lexo edhe: