Skip to main content

Shërimi dhe riparimi i plagës



Në shërimin e plagës përfshihet rigjenerimi i indit nga qelizat e të njëjtit lloj dhe riparimi I indit me zëvendësim nga indi  lidhor. Indet ndryshojnë për nga kapaciteti regjenerativ. Popullatat qelizore labile të cilat rigjenerohen gjatë tërë jetës përfshijnë qelizat epiteliale sipërfaqësore, qelizat hematopoetike dhe qelizat mëma. Në qelizat stabile të cilat replikohen në nivel të ulët gjatë tërë jetës mirëpo mund të ndahen nëse stimulohen përfshijnë hepatocitet, qelizat e tubuleve proksimale dhe qelizat endoteliale. Qelizat permanente të cilat nuk mund të replikohen në moshën e pjekurisë përfshijnë neuronet dhe qelizat e muskulaturës kardiake.  Riparimi i indeve me zëvendësimin e zonës së dëmtuar nga vrraga e indit lidhor ndërmjetësohet nga faktorë të shumtë të rritjes dhe citokine. Fillimisht formohet indi i granulacionit i cili më vonë pëson kontraksion të plagës proces ky i ndërmjetësuar nga miofibroblastet duke rezultuar kështu përfundimisht me formimin e vragës së vërtetë fibrotike. Shërimi i plagës me tentimin e parë (lidhja primare) ndodhë pasi buzët e pastërta të plagës të jenë afruar mjaft afër njëra tjetrës. Shërimi i plagës me tentimin e dytë (lidhja sekondare) ndodhë tek plagët me defekte më të mëdha buzët e të cilave nuk mund të afrohen shumë. Problemet që mund të paraqiten në shërimin e plagës përfshijnë shërimin e vonuar të plagës, formimin e vrragës hipertrofike dhe formimin e keloidit.


Në organizëm gjenden lloje të ndryshme të kolagjenit. Kolagjeni i tipit I është forma më e shpeshtë. Kolagjeni i tipit II gjendet në kartilagje. Kolagjeni i tipit III është formë e pa maturuar dhe gjendet në indin e granulacionit. Kolagjeni i tipit të IV gjendet në membranat bazale. Për prodhimin e kolagjenit nevojitet vitamina C dhe bakri.  Në përbërësit tjerë të matriksit ekstraqelizor përfshihen edhe fijet elastike, molekulat e adhezionit, proteoglikanet dhe glukozaminoglikanet. Membranat bazale kanë ngarkesë negative neto dhe janë të përbëra nga kolagjeni dhe komponentet tjera të matriksit ekstraqelizor.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more