Skip to main content

Inflamacioni



Inflamacioni akut është reagimi i menjëhershëm ndaj lëndimit që shkakton skuqje, temperaturë, ënjtje, dhimbje dhe humbje të funksionit. Ndryshimet hemodinamike tek inflamacioni akut ndërmjetësohen nga materiet kimike vazoaktive dhe pas vazokonstriksionit kalimtar fillestar, prodhojnë dilatim masiv me permeabilitet të shtuar vascular. Neutrofilet janë qeliza të bardha të rëndësishme të gjakut të cilat përmbajnë granula me enzime të shumta shpërbërëse. Neutrofilet dalin nga qarkullimi i gjakut me anë të procesit të rregulluar lartë ku përfshihet margjinimi (lëvizja drejt murit të enës), adhezioni (ngjitja për endoteli), dhe emigrimi (lëvizja ndërmjet qelizave endoteliale për të dalë nga ena). Defektet e adhezionit mund t’i kontribojnë imunosupresionit i cili vërehet tek diabeti melit dhe përdorimi i kortikosteroideve.  Kemotaksa është tërheqja e qelizave drejt një mediatori kimik i cili lirohet në zonën e inflamacionit. Fagocitoza e bakterieve nga neutrofilet përmirësohet akoma nëse opsoninat siq është pjesa Fc e Imunoglobulinës G apo produkti C3B i komplementit janë të lidhura për bakteriet. Sindromi i Chediak-Higashi-t është shembull i sëmundjes gjenetike me fagocitozë defective të neutrofileve. Posa bakteria të jetë fagocituar atëherë enzimet që kërkojnë oksigjen dhe ato që janë të pavarura nga oksigjeni mund të kontribojnë në mbytjen e bakterieve. Sëmundja granulomatoze kronike e fëmijërisë dhe deficiencat e mieloperoksidazës janë imunodeficienca të lidhura me deficiencën e mbytjes së bakterieve të varur nga oksigjeni.

Mediatorët kimikë të inflamacionit përfshijnë aminet vazoaktive, sistemin e kininave, produktet e acidit arahidonik, kaskadën e komplementit dhe citokinet. Inflamacioni akut mund të qojë deri te rigjenerimi indor, formimi i vrragës fibrotike, formimi i abscesit apo në inflamacion kronik. Në qelizat e rëndësishme në inflamacionin kronik përfshihen makrofagjet, limfocitet, eozinofilet dhe bazofilet. Inflamacioni kronik granulomatoz është formë e specializuar e inflamacionit kronik me makrofagje të modifikuara (qeliza epitelioide dhe qeliza gjigante me shumë nukleuse) zakonisht e rrethuar nga një unazë e limfociteve. Një numër i madh sëmundjesh mund të shkaktojë inflamacion granulomatoz kronike më së shpeshti tuberkuloza, sifilisi, leproza dhe infeksionet fungale. Format e reagimit të indeve ndaj agjentëve infektivë mund të përfshijnë inflamacionin eksudativ, inflamacionin nekrotizues, granulomatoz, intersticial, dhe inflamacionin proliferativ citopatik.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more