Libri, miku im
Librin e kam shok,
Librin e kam mik,
Atë e shfletoj,
Me të flas çdo ditë.
Me librin krenohem,
Në librër mësoj,
Jam e përgatitur
Në shkollë kur shkoj.
Dhe kur jam e lodhur,
Librin marr në duar,
Lodhja më kalon,
Duke e lexuar.
Libri im i dashur,
Të dua në çdo fletë,
Sepse ti më jep
Njohuri për jetë.
Prandaj gjithë fëmijëve
U këshilloj diçka:
-Librin ta duan shumë,
Se mik më të mirë nuk ka.
Poezi, Poezi per librin, Vjersha per librin
loading...
Lexo edhe: