Çobani
Në një pyll diku mbi fshat
Një çoban kulloste dhitë,
Seç iu shkrep në kokë një
çast
Që të mblidhte njerëzinë.
- Ndihmë, ju lutem,
Ndihmë kërkoj,
Ujku dhitë
M’i kafshoi!
Vrapojnë burra,
Vrapojnë gra
Të shikojnë
Se çfarë ka.
- Ç’ke çoban? - pyet
njerëzia,
- Ç’të pësoi bagëtia?
Qesh çobani ha, ha, ha!
- Hiç, asgjë, bëra shaka!
Por një plak kur e dëgjon,
Rëndë çobanin e qorton:
- Po u talle me të tjerë,
Turpin do ta kesh në derë!
loading...
Lexo edhe: