Baleti
Baleti është
Pasioni im,
E kam filluar
Me shumë gëzim.
Orën e baletit
Mezi e pres,
Aty gjithçka më ngroh,
Aty gjithçka më ndez.
E veshur si mjelmë
Nis e vallëzoj,
Në mes të skenës,
Sikur fluturoj.
Emocioni më pushton,
Për të bukurin art,
Dëshira më shtohet
Për lart e më lart.
Në të ardhmen të bëhem
Balerinë me famë,
Në skenat e botës
Të kërcej anembanë.
Poezi, Poezi per baletin,Vjersha per baletin, Baleti,
loading...
Lexo edhe: