Skip to main content

Sigurimi i trefishtë i jetës



Sigurimi i parë:
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: “Kush e fal sabahun është nën mbrojtjen e Allahut.”

Sigurimi i dytë:
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: “Kush e lexon ajetul-kursijin pas çdo namazi të caktuar nuk do ta pengojë nga hyrja në xhenet asgjë pos vdekjes.”

Sigurimi i tretë:
“O Allah! Ti je Zoti im. Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Teje. Ti më krijove mua e unë jam robi Yt dhe unë jam i përkushtuar në besën time dhe në përkushtimin tim ndaj Teje aq sa mundem. Kërkoj mbështetjen Tënde nga çdo e keqe që kam bërë. Unë falënderoj para Teje për gjithë bekimet që Ti ke derdhur mbi mua dhe pohoj para Teje të gjitha gjynahet e mia. Të lutem Ty me përkushtim të m'i falësh gjynahet e mia, sepse, padyshim, askush tjetër nuk mund të falë gjynahet përveç Teje!"
Kush e thotë me bindje këtë lutje ditën dhe vdes pa u ngrysur, do të jetë nga banorët e Xhenetit dhe kush e thotë me bindje këtë lutje natën dhe vdes pa u gdhirë, do të jetë nga banorët e Xhenetit.

Sigurimi ndaj rreziqeve dhe ndodhive të papritura:

Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: “Kush thotë në mbrëmje: “Me emrin e Allahut nuk i bëhet dëm asgjëje as në tokë e as në qiell dhe Ai është që dëgjon dhe di gjithçka”, nuk do të preket nga ndodhitë e papritura deri në agim, e kush e thotë këtë në agim, nuk do të preket nga ndodhitë e papritura deri në mbrëmje.

Sigurimi i plotë:

Ky është sigurimi i plotë, i cili të mbron nga çdo rrezik i kësaj bote dhe botës tjetër:
O Allah! O Ti që nuk i humb amanetet e Tij! O Allahu im! Unë të lë nën mbrojtjen Tënde veten time, familjen, fenë, pasurinë dhe përfundimin e veprave të mira, na ruaj dhe na mbroj ashtu siç i mbron robërit e Tu të mirë!”

O Allah! Na forco me fjalë të qëndrueshme!

--------------------------------------
Almedin Ejupi
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more