Skip to main content

Qe 60 vite nuk të është pranuar namazi




Ebu Hurejre-Allahu qoftë i kënaqur me atë- thotë:
-Njeriu falet 60 vite dhe atij nuk i është pranuar namazi.- I thanë:
-Si ka mundësi?- Ai u përgjigj:
-Nuk i ka plotësuar rukutë, sexhdet, kijamin (qëndrimin në këmbë).
Omer ibn Hatabi-Allahu qoftë i kënaqur me atë- thoshte:
-Njeriu thinjet në Islam dhe nuk e ka plotësuar qoftë edhe një rekat të vetëm për Allahun.- E pyetën:
-Si ka mundësi? Ai u përgjigj:
-Nuk i ka plotësuar rukutë dhe sexhdet e namazit.
Ahmed ibn Hambeli -Allahu e mëshirofte- thote:
-Do të vijë një kohë kur njerëzit falen e në fakt nuk falen. E unë kam frikë, që ajo kohë mund të jetë koha jonë.
Çfarë do të thoshte imam Ahmedi sikur të vinte në këtë kohë dhe të shikonte gjendjen tonë?
Imam Gazaliu -Allahu e mëshiroftë- thotë:
Njeriu bën sexhde dhe ai mendon, se me atë është afruar tek Allahu i Lartësuar! Pasha Allahun, sikur të peshohej mëkati i asaj sexhde do t’i shkatërronte banorët e vendit të tij.- E pyetën:
Si ka mundësi?- Ai u përgjigj:
-Bën sexhde me kokën e tij para Allahut, ndërsa ai është i preokupuar me epshet, mëkatet dhe dashurinë për këtë botë, atëherë çfarë sexhde është kjo?....
Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kënaqësia ime është bërë në namaz”.
Për Allahun, a i ke falur ndonjëherë dy rekate namaz e ato të kenë qenë për ty kënaqësi?
A je përmalluar ndonjëherë të kthehesh shpejt në shtëpi për të falur dy rekate namaz për Allahun?
A je i përmalluar për natën që po vjen, që të vetmohesh me Allahun?

Allahu ka thënë: “A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e Allahut dhe me atë të vërtetë që zbriti (me Kur’anin)…” Hadidë 16.

Abdullah ibn Mesudi -Allahu qoftë i kënaqur me atë- ka thënë:
-Mes Islamit tonë dhe zbritjes së këtij ajeti nuk kishte më shumë se katër vite dhe Allahu na qortoi, e ne qamë shumë për mos-frikën tonë në namaz, gjë për të cilën Allahu na qortoi. Dilnim dhe qortonim njëri-tjetrin dhe i thonim:
-A nuk e ke dëgjuar fjalën e Allahut: “A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e Allahut…”. Hadide 16. Disa nga ne uleshin dhe qanin për qortimin e Allahut.
-A mos vallë e ke ndjerë ti, se Allahu po të qorton përmes këtij ajeti? Mos shiko se sa i vogël është mëkati, por shiko se kujt po i bën mëkate.

Perktheu: Hoxhë Valdet Kamberi
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more