Skip to main content

Emigrantja Alma Lama, shkoni në Shqipëri!

Deklaratë për media

Emigrantja Alma Lama, shkoni në Shqipëri!

Emigrantja Alma Lama e cila disa javë më parë ofendoi rëndë popullin, gratë dhe hoxhallarët e Kosovës më në fund ka vendosur të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje ! Arsyen e largimit të saj nga kjo Lëvizje, Alma Lama e lidh me qëndrimin patriotik që kjo Lëvizje ka mbajtur në lidhje me respektimin e lirive fetare për besimtarët muslimanë të Kosovës.

Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti është shprehur pro-mbajtjes së shamisë dhe dhënies fund të aparteidit shtetëror kundër muslimanëve në Republikën e Kosovës. Por sjellja patriotike e Albin Kurtit e ka tërbuar anti-kosovaren Alma Lama e cila kërkon që Kosovën ta kthej në një shtet të dhunshëm që shtyp liritë e mendimit dhe besimit sikur ka qenë Shqipëria në kohën e Enver Hoxhës. Pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pranuar që ti shpallë luftë besimtarëve muslimanë në Kosovë, Alma Lama në një formë histerike është larguar dhe ka sulmuar këtë Lëvizje dhe e ka akuzuar atë për inflitrim me lëvizje radikale.

Forumi i të Rinjve Musliman deklaron se radikale është Alma Lama. Ajo ka ofenduar në mënyrë radikale gratë e Kosovës. Ajo ka ofenduar në mënyrë rrugaçërore hoxhallarët e Kosovës. Vëllai i saj ka kërcënuar me nder dhe në formë terroriste anëtarët e Forumit të të Rinjve Muslimanë, për të cilin kërcënim ai është kallëzuar në polici nga organizata jonë.

Për sa më sipër FRM e përshëndet largimin e turpshëm të Alma Lamës nga Lëvizja Vetëvendosje! Ne na vjen keq që Lëvizja Vetëvendosje është infiltruar, ofenduar dhe tradhëtuar nga një emigrante sikur Alma Lama. Megjithatë ne themi më mirë vonë se kurrë!

Tani, pas largimit të Alma Lamës nga Lëvizja Vetëvendosje ne i apelojmë asaj publikisht që të largohet nga Parlamenti i Kosovës. Ajo në Parlament TONË u fut me votat e popullit të Kosovës të cilat iu dhanë Lëvizjes Vetëvendosje! Ajo në Parlamentin e Kosovës paguhet nga NE, taksapaguesit kosovarë! Pasi ka tradhëtuar Vetëvendosjen që e ka bërë deputete dhe votat e popullit të Kosovës, ne e lusim Alma Lamën që këtej e tutje të mos tallet me popullin e Kosovës dhe të mos hajë taksat e tij !

Emigrantes Alma Lama i kërkojmë me urtësi: Kthehu në Shqipëri ! Shko në Krujë, puno aty, dhe Kosovën na e lë ne djemve dhe bijave të saj ! Alma Lama ik andej nga ke ardhur se ne nuk të duam! Ti nuk na përfaqëson ne, dhe as Kosovën. Ti gjendesh aksidentalisht në Parlamentin TONË!

Po ashtu kërkojmë nga prokuroria e Prishtinës të hap procedur penale për nxitje të urrejtjes ndaj popullates muslimane të Kosovës ndaj Alma Lamës, dhe parlamenti i Kosovës të ja heq imunitetin, ashtu sikurse ju heq imuniteti deputetes Le Pen nga parlamenti europian e cila kishte bërē thirrje për nxitje të dhunës kundër muslimanëve.

Rroftë populli i Kosovës dhe Kosova e lirë !

Forumi i të Rinjve Muslimanë
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more