Skip to main content

A lejohet hapja e restoranteve dhe picerive gjatë kohës së agjërimit në ditët e Ramazanit?


A lejohet hapja e restoranteve dhe picerive gjatë kohës së agjërimit në ditët e Ramazanit?

Përgjigje:

Agjërimi i Ramazanit është detyrim për çdo musliman që ka plotësuar kriteret që parashtron feja islame për këtë obligim. Respektimi i shenjtërisë së këtij muaji është gjithashtu obligim për besimtarët, ndaj hapja e restoranteve, picerive dhe çdo lokali tjetër që ofron ushqim dhe pije si konsum i menjëhershëm gjatë ditëve të Ramazanit, është një çështje që ka të bëjë pikërisht me ruajtjen e shenjtërisë së muajit të Agjërimit.

Nisur nga detyrimi që ka çdo musliman për të respektuar shenjtërinë e këtij muaji ne gjykojmë se nuk lejohet që këto lokale të mbahen hapur gjatë ditës, pra gjatë kohës kur kryhet agjërimi. Hapja dhe shërbimi i ushqimeve në to gjatë kohës së agjërimit konsiderohet bashkëpunim në gjynah, sepse u ofron ushqim atyre që e kanë detyrë të agjërojnë, paçka se shumë prej njerëzve e kanë vendosur të mos agjërojnë. Allahu i Madhëruar thotë: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!” Surja el-Maide 2.

Po kështu hapja dhe servirja e ushqimit në këto lokale gjatë ditëve të agjërimit nga ana e muslimanëve jep një imazh jo të mirë në sytë e besimtarëve dhe të mbarë njerëzve.

Lejohet që këto lokale gjatë kohës së agjërimit të përgatisin ushqim, pica etj, nëse u kërkohet nga dikush që do ti konsumojë ato pas iftarit, gjithashtu i lejohet të përgatisë ushqim me porosi nga ata persona që janë të arsyetuar dhe se kanë detyrë agjërimin siç janë udhëtarët, të sëmurët, pleqtë e thyer në moshë, fëmijët, gratë me cikël menstrual, etj. Ndërkohë lejohet përgatitja e ushqimeve para iftarit që të jenë të gatshme në kohën kur çelet iftari e më pas, për të gjithë kategoritë e njerëzve.

Ne këshillojmë që këtë ta bëni për hir te Allahut duke kërkuar shpërblimin e Tij dhe duke qenë të sigurtë se kush e lë diçka për hir të Allahut, Allahu do t’ia zëvendësojë me diçka më të mirë se ajo që ai ka lënë”.

Allahu e di më së miri.

Komisioni i studimeve dhe i fetvave pranë LHSH-së
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more