1. Falja e namazit në kohën e tij, sepse ajo është prej punëve që na afron tek Allahu, azze we xhel-le.
2. Përmendja e Allahut, azze we xhel-le, qoftë edhe një pesëminutësh në ditë, duke thënë “SUBHANALLAH”, “ELHAMDULILAH”, “ALLAHU EKBER”, “LA HAVLE VE LA KUVETE ILA BILAH”, “LA ILAHE ILALLAH”.
3. Lutje ditore me vendosmëri dhe mbështetje tek Allahu, azze we xhel-le.
4. Leximi i një pjese nga Kur’ani çdo ditë, që të mos llogaritësh nga të shkujdesurit.
5. Qëndrimi larg shoqërisë së keqe!
6. Dërgimi i salavateve mbi Muhamedin, alejhi selam, së paku 10 herë në ditë.
7. Të thuash “ESTAGFIRULLAH” brenda 24 orëve, të paktën 100 herë.
8. Agjërimi i ditës së hënë dhe të enjte sipas mundësisë, apo tre ditët e bardha nga çdo muaj.
O Allah, na udhëzo dhe përforco në atë që je i kënaqur (Ti), prej punëve tona. Amin
Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi
loading...
Lexo edhe: