Skip to main content

6 këshilla të shpejta, nëse ju ka ikur syfyri dhe dëshironi të qëndroni produktiv

Dita 10: Oh, jo! Më iku syfyri!

Këtu keni 6 këshilla të shpejta, nëse ju ka ikur syfyri dhe dëshironi të qëndroni produktiv:

1. Mos u shqetësoni: Qetësohuni, falni Sabahun, lexoni Kur’an. Do të ndiheni mirë!

2. Mos u fiksoni pas saj: Shmangni vazhdimisht të kujtuarit gjatës ditës humbjen e syfyrit, e që ngrënia e fundit ishte ajo e iftarit të mbrëmshëm. Thjesht duke pasur mendime të tilla është e mjaftueshme për të shkarkuar energjinë tuaj dhe për t’ju dhënë një justifikim për të qenë jo i efektshëm.

3. Vazhdojeni ditën tuaj: Një atlet dikur ka thënë:
“Nuk ka gjë më të fuqishme sesa një mendje e konsoliduar”. Zbukurojeni mendjen tuaj duke qenë produktiv, flisni me veten tuaj si një atlet dhe vazhdoni ditën tuaj!

4. Dremisni nëse është e nevojshme: Nëse ndiheni shumë të lodhur, atëherë flini pjesë­pjesë për të dalë nga vështirësia gjatë ditës.

5. Mbajeni veten të zënë: A ka kaluar ndonjë nga ditët e Ramazanit shumë shpejt? Mundësitë janë që ju atë ditë keni qenë shumë i zënë, ose keni bërë diçka që vërtetë e dëshironi. Përpiquni të bëni të njëjtën gjë këtu dhe nuk do e ndjeni fare humbjen e syfyrit, insha’Allah.

6. Bëjini lutje Allahut të Lartësuar për t’ju ndihmuar gjatë ditës. Kujtoni ajetin kur’anor “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë”. (Surah El­Fatiha: 5) Nëse po agjërojmë për Të, le t’i lutemi Atij për të na ndihmuar në agjërimin tonë dhe për ta bërë atë sa më të saktë, pavarsisht nëse e humbim syfyrin apo jo.

Shkëputur nga libri "30 Këshilla për Ramazan të paharrueshëm"
Burimi:Bekir Halimi
 
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more