Skip to main content

Zemrat e mira, nuk duan duartrokitje



Një djalë i mirë, tregon mbi një përvojë të tij me babanë. Ishim duke pritur radhën për të blerë biletat e cirkut – tregon ai – shfaqje të cilën mezi prisja ta shoh. Mes nesh dhe shitësit të biletave qëndronte një çift me tetë fëmijë pas, të gjithë ishin nën dymbëdhjetë vjeç. Nga veshja dhe mënyra si qëndronin, dukej që ishte një familje e varfër, por të edukuar dhe të kulturuar. Fëmijët prisnin në radhë dy e nga dy, të kapur për dore dhe duke biseduar mbi elefantët veshë mëdhenj që do të shohin në cirk, si dhe palaços hundëgjatë. Dukej qartë që ishte hera e parë që po shkonin në shfaqjen e cirkut dhe mesa dukej, shfaqja e asaj nate ishte shumë e rëndësishme për ta. Prindërit e fëmijëve ishin në fillim të grupit, të kapur dorë për dore dhe kryelartë. Kur babai i fëmijëve u afrua me biletashitësin, e pyeti sa kushtonte çmimi i biletave. Biletashitësi e pyeti sa bileta dëshironte dhe ai u përgjigj:”Dy për të rritur dhe tetë bileta për fëmijë.”

Biletashitësi i tregoi çmimin e biletave dhe menjëherë filloi të përgatisë biletat. Kur dëgjoi babai çmimin, uli kokën, ia lëshoi dorën të shoqes, ndërkohë që buzat filluan ti dridhen. Ai u përkul pak dhe pyeti:”Më falni, po sa thatë kushtojnë biletat?”
Biletashitësi ia përsëriti dhe një herë çmimin e tyre. Duke qartë që ai nuk i kishte të hollat e mjaftueshme për biletat e cirkut. Si do u thoshte fëmijëve të tij se nuk i mjaftojnë të hollat për tu blerë bileta të gjithëve?

E gjitha kjo ndiqej me sy dhe vëmendje nga babai im, i cili futi dorën në xhep, nxori një kartëmonedhë dhe e hodhi përtokë. Mandej, u përkul, e mori dhe duke ia drejtuar babait të fëmijëve i tha:”Më falni, por kjo kartëmonedhë ra nga xhepi juaj.”
Burri e kuptoi këtë trukim të babait dhe meqë nuk kishte zgjidhje tjetër, e pranoi ndihmën, e cila e nxori nga ai siklet. Ai e pa babanë në sy dhe teksa dy lot u shkëputën nga sytë, i tha gjithë mirënjohje:”Faleminderit zotëri! Kjo do të thotë shumë për mua dhe për familjen time.”
Unë dhe babai u kthyem menjëherë tek makina, pa e parë shfaqjen e asaj nate. Por nuk ishim kthyer duarbosh.
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more